Hoxha i përgjigjet SPAK-ut: Po nxora dëshminë e Nuredin Dumanit, çfarë do thoni?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Artan Hoxha i është përgjigjur menjëherë deklaratës së Prokurorisë Speciale, e cila sot përgënjeshtroi lajmin që ai dha dje, për një dëshmi të Nuredin Dumanit. Sipas Hoxhës, Dumani kishte dëshmuar se Ilir Meta kishte porositur vrasjen e Aleksandër Ndokës.

Mirëpo, referuar njoftimit zyrtar të SPAK thuhet se “shtetasi nën hetim Nuredin Dumani, nuk ka deklaruar asnjë të dhënë në lidhje me Presidentin e Republikës së Shqipërisë.” Hoxha ka qenë live në “Abc News” kur është njohur me deklaratën dhe menjëherë është përgjigjur.

“Nëse unë do t’i nxjerrë çfarë ka thënë ai, atëherë cili nga ata do të mbajë përgjegjësi nga ka rrjedhur ai informacion. Po po të nxjerr dëshminë unë, çfarë do thonë?! Shiko si reagojnë kur përmendet emri i një politikani, po pse nuk veprojnë për qytetarët?!”, vijoi Artan Hoxha.

Pjesë nga deklarata e gazetarit, si përgjigje për SPAK:

Unë e kam thënë dhe mbrëmë që Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha, dhe persona të tjerë kanë dhënë shumë deklarime. Vetëm në kuadër të atij procedimi janë bashkuar 18 procedime të tjera. SPAK duhet të ishte shumë i kujdesshëm dhe të mos kishte rrjedhje informacione.

Ata kanë dhënë deklarata dhe mbi deklarimet e tyre duhet të bëhen hetime të hollësishme. Unë kam thënë nuk e besoj këtë gjë, por ai e ka thënë këtë. Është e regjistruar me audio. Ai është i besueshëm për ngjarjet që ka qenë vetë, jo për ato që ka dëgjuar.

Nëse unë do t’i nxjerrë çfarë ka thënë ai, atëherë cili nga ata do të mbajë përgjegjësi nga ka rrjedhur ai informacion. Po po të nxjerr dëshminë unë, çfarë do thonë?! Shiko si reagojnë kur përmendet emri i një politikani, po pse nuk veprojnë për qytetarët?!

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV