Legalizuan 2750 objekte në shkelje të ligjit, përfundojnë në prokurori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i ALUIZNI-t Tirana Rurale, A.I , ish Drejtor, O.S ish përgjegjës legalizimi, S.I ish- përgjegjës Hartografisë dhe A.M. ish- specialist janë kallëzuar në prokurori pasi kanë legalizuar 2750 objekte në shkelje të ligjit.  Kontrolli i Lartë të Shtetit, ka përfunduar auditimin në ish Drejtorinë Rajonale të ALUIZNI-t Tirana Rurale, me objekt: “Auditimi përputhshmërie për periudhën 01.05.2016 -31.10.2019”. Referuar njoftimit, i janë rekomanduar masat Drejtorisë Rajonale të ASHK Tirana Rurale nr.1 e nr.2, për përmirësimin e gjendjes dhe parandalimin e veprimeve të kundraligjshme në legalizime, për shkeljet:

Në marrjen e vendimeve “Për kualifikimin për legalizim të objektit informal”, në të gjitha rastet e audituara, ish Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t Tirana Rurale  ka vepruar në kundërshtim me ligjin Ka proceduar me vendim kualifikimi pa marrë konfirmim mbi pagesën e saj duke krijuar një mungesë të ardhurash në buxhetin e shtetit në vlerën 290,761 mijë lekë për 5585 objekte në total;

– Nga 5585 leje legalizimi të lëshuara, 2750 leje legalizimi ose rreth 49 % e këtyre lejeve të legalizimit, janë lëshuar vetëm për objektin me shënimin në lejen e legalizimit “Kalimi i pronësisë për parcelën ndërtimore do miratohet me VKM”, nisur nga çmimet e tokës truall për këto zona,”, dhe për sipërfaqet e parcelave ndërtimore, rezulton një shumë që duhej paguar prej subjekteve informale.;

– Në 49 raste me sipërfaqe prej 18315.1 m2, sipas dokumentacionit të pronësisë lëshuar nga ZVRPP, parcela ndërtimore e zënë ndodhet e regjistruar në pasurinë e llojit “Arë, Pyll, Tokë pa fryt”. Pra legalizimi është kryer në zona “Territore të tjera”, duke ndryshuar zërin kadastral, regjimin e tokës në llojin e pasurisë “Truall”;

– Në 15 raste, është kryer legalizimi i objektit informal të ndërtuar në buzë të lumit, përroi, kanal pa respektuar distancat nga brigjet dhe në këtë rast procesi i legalizimit duhej të ishte kushtëzuar prej autoriteteve të ujit;

– Në 8 raste, sipas dokumentacionit disponibël në dosje, si  genplani, harta dixhitale e paraqitur dhe pamjes grafike të ASIG rezulton se objektit ndodhet në afërsi të kabinës elektrike ose nën linjat e  transmetimit të energjisë elektrike;

Lexo edhe :  Përllogariten çmimet mesatare të shitjes së banesave për zonat kadastrale të Tiranës

– Në 7 raste, konstatohet se objektet informale të vetëdeklaruara janë ndërtuar jashtë afatit ligjor të përcaktuar;

– Në 2 raste, rezulton  se objekti është i ndërtuar me objekte jo të qëndrueshme (llamarinë etj.) dhe pa lidhur pazgjidhshmërisht me tokën, pra jashtë fushës së zbatimit së ligjit nr. 9482, datë 03.04.2006 i ndryshuar,

– Në 2 raste, është kryer legalizim i objektit të ndërtuar në një distancë shumë afër hekurudhës më pak 25 m dhe në dosje nuk ka asnjë dokumentacion që vërteton marrjen e konfirmimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhave për legalizimin e objektit;

– Në 23 raste, janë kryer legalizime të objekteve pa respektuar distancat nga rrugët, madje është cënuar trupi i rrugës, ndërkohë që në dosje nuk ka korrespodencë shkresore me Autoritetin Rrugor Shqiptar për të përcaktuar nëse parcela ndërtimore bie në rrugë apo mbi projektin infrastrukturor;

– Në 5 raste, janë kryer legalizime për objekte shërbimi dhe banimi, në kushtet  ku parcelat ndërtimore ndodhen ne zona me zëra kadastralë “Tokë pa fryt(TPF)” dhe “Pyll”, duke  ndryshuar automatikisht edhe zërin kadastral dhe regjimin e  tokës në “Truall”, ose në zona ku PPV parashikon zona të pyllëzuara.

– Në 1 rast, objekti i legalizuar ndodhet në Zonën e Mbrojtur të Ekosistemit Natyror të Malit me Gropa-Bizë-Martanesh.

– Në 7 raste kanë pranuar Deklarata për përfshirjen në procesin e legalizimit, pa u shoqëruar me dokumentacionin e kërkuar.

“KLSH duke i konsideruar  të paligjshme veprimet e kryera për shkeljet e konstatuara dhe pasqyruara në Raportin Përfundimtar të Auditimit, në kuptim të referencave të Kodit Penal, është dërguar për indicie i gjithë materiali i përgatitur konkretisht për drejtuesit dhe specialistët e ish Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t Tirana Rurale, konkretisht për A.I ish Drejtor, O.S ish përgjegjës legalizimi, S.I ish- përgjegjës Hartografisë dhe A.M. ish- specialist” njofton KLSH .

Të fundit

Shkak përplasja me produksionin? Elhaida Dani largohet nga “X Factor”

Prej disa javësh po transmetohet “X Factor”, ku talentet e reja janë duke u testuar nga një juri profesioniste....

Gjermani/ Sulmi në tregun e Krishtlindjeve, rritet ‘frikshëm’ numri i viktimave

Numri i viktimave nga sulmi në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të premten është rritur në 4. Sipas mediave gjermane, rreth 205 persona kanë...

Media italiane: Tirana surpriza e madhe turistike përtej Adriatikut

Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, po zë vend si një nga destinacionet turistike më magjepsëse në skenën evropiane, shkruan Lucia Deledda për median italiane https://www.meteogiornale.it/. ”E...

Qeveria mbështetje financiare për uljen e konsumit të energjisë për banesat

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë për konsultim publik një projekt vendim i cili synon rritjen e efiçencës së energjisë së ndërtesave. Me anë...

Rrëfimi i aktores për vdekjen e Aleko Prodanit: Isha në skenë më të kur…

Aktorja e njohur, Zamira Kita teksa ka dhënë një intervistë, ka treguar një nga momentet kur ka përjetuar tmerr në mes të skenës. Ajo rrëfen...

Lajme të tjera

Web TV