Prof.Dr. Christopoulos vizitë në Universitetin Mesdhetar, ja aktivitetet që u zhvilluan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë muajit të kaluar Prof. Dr. Dimitris Christopoulos, Dekan i Fakultetit të Shkencave Politike të Universitetit Panteion Athinë, Greqi, zhvilloi një vizitë një javore në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë. Prof. Dr. Dimitris Christopoulos. Dimitris Christopoulos është profesor i teorisë së shtetit dhe teorisë juridike në Departamentin e Shkencave Politike dhe Historisë së Universitetit Panteion të Athinës ku jep mësim që prej viti 2003.

Në vitin 2021 zgjidhet Dekan i Fakultetit të Shkencave Politike të Universitetit Panteion. Ka dhënë mësim si profesor i ftuar në universitete të ndryshme në Evropë dhe SHBA. Ai ka botuar në greqisht, anglisht, frëngjisht, portugalisht, hebraisht, shqip dhe serbo-kroatisht në revista shkencore apo revista në fushën e teorisë juridike dhe politike duke u fokusuar në çështje që lidhen me të drejtat e njeriut, të djathtën ekstreme, minoritetet, migrantët dhe shtetësinë.

Gjatë ditëve në Universitetin Mesdhetar Prof. Christopoulos mbajti një leksion të hapur me temë “Një shekull i marrëdhënieve greko-shqiptare: lëvizjet e popullsisë dhe identitetit” si dhe një prezantim të dokumentarit të shkurtër “Emigrimi shqiptar në Greqi si faktor i lindjes së një identiteti të ri shqiptaro-grek në fillimin e shekullit të 21të” të përgatitur nga ai dhe studentë të Universitetit Panteion Studentët i përkasin brezin të dytë të emigrantëve shqiptarë në Greqi. Në dokumentar diskutohet në lidhje me çështje të ndërtimit të identitetit kolektiv, për shtresëzimet identitare, për emigrimin, për nacionalizmin. Studentët dhe profesor Christopoulos patën mundësinë të diskutojnë këto çështje edhe me studentët e Universitetit Mesdhetar të cilët ishin të pranishëm gjatë shfaqjes së dokumentarit.

 

 

Të fundit

Opozita në delir: U arrestua nga presioni jonë

Arrestimi i Erion Veliajt, kryebashkiakut të Tiranës duket se e ka çuar në delir opozitën e cila pretendon se...

Arrestohet kryebashkiaku Erion Veliaj, masë edhe për bashkëshorten

Mesditën e djeshme agjentët e BKH-së i kanë vendosur mbi tavolinën e zyrës së Erion Veliajt urdhër arrestin. Veliaj akuzohet për korrupsion dhe fshehje...

Mundësi të reja në horizont, zbuloni çfarë parashikojnë yjet për ju ditën e sotme

Dashi Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill Të martën pas një janari kompleks, sqarimet dhe zgjidhjet në punë janë në horizont. Pavarësisht momenteve të...

‘Palestinezët nuk do të kenë të drejtë të kthehen’/ Trump zbulon planin e tij për Gazën

Presidenti Donald Trump deklaroi se palestinezët në Gazë nuk do të kenë të drejtën e kthimit sipas planit të tij për të marrë “nën...

Lajme të tjera

Web TV