50 vjet më parë/ “Watergate”, përgjimet që rrëzuan presidentin Nikson

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vitet 1970 ishin kohëra të trazuar dhe qeveria amerikane u trondit nga skandale të shumta. Më i famshmi dhe me ndikimin ishte skandali famëkeq Watergate, i cili rrëzoi një president dhe shkaktoi ndryshime të mëdha politike. Ky skandal kishte një ndikim kaq të madh në kulturën amerikane sa që sot e kësaj dite skandalet shpesh përshkruhen me prapashtesën “gate”, marrë nga “Watergate”…

…Më 17 qershor 2022 mbushen 50 vjet të skandalit “Watergate”. Kjo ngjarje vazhdon të ketë jehonë sot për politikanët dhe ambiciet e tyre, paratë e fushatave dhe abuzimin me pushtetin. Por çfarë ndodhi në të vërtetë gjatë kësaj ngjarjeje që ndryshoi botën?

Nikson

Në verën e vitit 1972, mandati i parë i Richard Nixon si president i Shteteve të Bashkuara po mbaronte. Ai po zhvillonte një fushatë të ashpër rizgjedhëse kundër demokratit George McGovern, i cili kishte një mbështetje të konsiderueshme politike. Kjo ishte në mes të përfshirjes së SHBA në Luftën e Vietnamit, e cila kishte shkaktuar përçarje të thella në shoqëri. Fitorja e Nixon ishte shumë larg nga e sigurta.

Arrestimet

Gjithçka nisi në orët e para të mëngjesit të 17 korrikut të vitit 1972. Pesë burra që punonin për fushatën e rizgjedhjes së presidentit Nixon u arrestuan, ngaqë po përpiqeshin të futeshin në zyrat e Partisë Demokrate në kompleksin Watergate. Gazetarët e Washington Post-it, Carl Bernsetin dhe Bob Woodward e mbuluan këtë ngjarje për gazetën e tyre dhe zbuluan se çështja Watergate ishte vetëm pjesë e një programi të përpunuar që kishte filluar të zbatonte fushata për rizgjedhjen e Riçard Niksonit me synimin që të minonte kundërshtarët politikë të presidentit. “Ne zbuluam emrat e njerëzve të përfshirë në një komplot kriminal, që synonte të shkatërronte sistemin e lirë elektoral që ne kemi në vendin tone, duke spiunuar dhe sabotuar demokratët”.

Hetimet

Hetime kriminale dhe ato të Kongresit pasuan njoftimin e “Washington Postit” dhe zbuluan një aktivitet të fshehtë nga fushata e presidentit Nixon dhe nga Shtëpia e Bardhë, duke përfshirë edhe vetë Presidentin. Në tetor 1972, FBI kishte zbuluar se komploti ishte shumë më i madh sesa një ndërhyrje e thjeshtë. Hetuesit kishin zbuluar prova të spiunazhit politik të përhapur të lidhur me administratën e Nixon, duke përfshirë përgjime në zyrat e kundërshtarëve politikë dhe vjedhje të tjera të materialeve konfidenciale. Nixon kishte rregulluar gjithashtu që të paguante shuma të konsiderueshme parash për hajdutët e Watergate, duke e përfshirë direkt në krim. Gjatë seancave të dëshmive në Senat në vitin 1973 u zbulua se Nixon-i i regjistronte bisedat e tij në Shtëpinë e Bardhë dhe këto kaseta me regjistrime në fakt ndihmuan për të provuar përfshirjen e presidentit në përpjekjet për mbulimin e çështjes.

Lexo edhe :  6 Janar1838/ Samuel Morse prezanton në publik telegrafin

Dorëheqja

Pavarësisht skandalit, Nixon u rizgjodh me sukses në nëntor të 1972. Ai mori rreth 60 përqind të votave. Gjatë kësaj kohe ai vazhdoi të mohonte publikisht përfshirjen e tij në skandal, duke pretenduar se nëse kishte ndodhur ndonjë gjë e paligjshme, ai nuk ishte në dijeni të tij. Për një kohë, dukej sikur gjërat mund të shkonin mirë për të. Ndërsa gjithnjë e më shumë praktika të paligjshme dhe joetike në administratën e Nixon dolën në dritë, Nixon filloi të ishte në panik. Në një ngjarje të njohur si Masakra e Natës së të Shtunës, ai papritmas dhe në mënyrë të njëanshme shfuqizoi zyrën e prokurorit special që po e hetonte atë dhe shkarkoi Archibald Cox, avokatin e ngarkuar me hetimin e Watergate. Prokurori i tij i përgjithshëm dhe zëvendësprokurori i përgjithshëm dha dorëheqjen në shenjë proteste dhe Kongresi filloi të lëvizte drejt largimit të tij nga detyra. Sapo regjistrimet e Shtëpisë së Bardhë treguan përfshirjen e Presidentit në përpjekjet për të mbuluar çështjen, presidenti humbi mbështetjen bazë të Partisë Republikane në Kongres dhe ai dha dorëheqjen në gusht të vitit 1974. “Nuk kam hequr kurrë dorë nga asgjë. Largimi nga detyra para përfundimit të mandatit tim është diçka e pështirë për vetë qënien time. Por si president, unë duhet të ve interesat e Amerikës mbi gjithçka.”

FF9DKR ‘NIXON RESIGNS’: NEWSPAPER. /nFront page of the New York Times, 9 August 1974, announcing the resignation of President Richard Nixon following the Watergate scandal.

Gerald Ford

Pas dorëheqjes së zotit Nixon, nënpresidenti Gerald Ford bëri betimin si president dhe u përpoq menjëherë të shëronte vendin e përçarë. “Bashkatdhetarët e mi amerikanë, ankthi ynë ka marrë fund. Kushtetuta jonë funksionon plotësisht. Republika jonë qeveriset nga ligjet dhe jo nga njerëzit. Tek ne sundon populli.”
Para se të largohej nga Shtëpia e Bardhë, Nikson mbajti një fjalim emocional para personelit dhe e përfundoi atë me një frazë që i goditi shumë njerëz si një këshillë ironike.
“Asnjëherë mos harroni se të tjerët mund t’u urrejnë, por ata që ju urrejnë juve nuk mund të fitojnë në qoftë se ju nuk i urreni ata dhe në një rast të tillë, ju shkatërroni veten”.

Epilogu

Pas 50 vitesh, skandali Watergate shihet jo vetëm si një fitore për procesin demokratik, por edhe si një shembull përcaktues mbi rëndësinë e shtypit të lirë në një shoqëri demokratike.

Të fundit

Vaksinimi falas kundër gripit, Koçiu: Janë kryer 206 627 doza në grupet më të rrezikuara

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se vaksinimi falas kundër gripit të stinës po vijon...

Moti i keq në SHBA, tre viktima dhe dhjetëra të lënduar nga ngricat

Mot i ftohtë dhe reshje të vazhdueshme dëbore kanë shkaktuar vështirësi të mëdha në SHBA duke rezultuar në të paktën 3 viktima dhe 31...

Përmbysje e jashtëzakonshme, Milan shpallet kampion i Superkupës së Italisë

Finale dramatike me plot 5 gola! Milani është fituesja e Superkupës së Italisë, teksa mposhti Interin me rezultatin 2-3, në njëduel të çmendur.  Edhe pse...

5 rreziqet që kërcënojnë rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit

Banka Botërore parashikon se ekonomia e Shqipërisë do të rritet me 3.4 për qind këtë vit. Institucioni më i lartë monetar në botë vlerëson...

Virus i rrezikshëm përhapet në Whatsapp, në fokus punonjësit e Policisë së Shtetit

Një virus është përhapur në rrjetin e komunikimit Whatsapp dhe ka si target kryesisht punonjësit e Policisë së Shtetit. Mesazhi që në pamje te jep...

Lajme të tjera

Web TV