7 korriku/ Opozita në shesh, mazhoranca në Parlament

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Grupi Parlamentar i PS-së i ka kërkuar Kuvendit ndryshim të rendit të ditës në seancën e sotme për të ratifikuar protokollet e anëtarësimit në NATO të Finlandës dhe Suedisë. Lëvizja e mazhorancës shihet edhe si një formë për të “shpërndarë vëmendjen” nga protesta e opozitës.

Partia Socialiste ka kërkuar në mënyrë urgjente ndryshimin e rendit të ditës për punimet në Kuvend. Grupi Parlamentar i PS-së ka bërë një kërkesë për ndryshim të rendit të ditës në seancën e nesërme plenare. Socialistët teksa kanë firmosur dokumentin, kërkojnë futjen në seancën e 7 korrikut kërkesën për të ratifikuar protokollet e anëtarësimit në NATO të Finlandës dhe Suedisë. Kërkesë është depozituar nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Në këtë kërkesë kërkohet që këto protokolle të shqyrtohen në Komisionin e Jashtëm dhe në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ndërkohë që futen për votim në seancën e nesërme. Kujtojmë që sot në orën 19:00 do të mbahet protesta e opozitës, e pritet të dalë në shesh për të mbledhur protestën e parë kombëtare. Edhe ky ndryshim cilësohet si një formë të mazhorancës për të monimizuar përqëndrimin e vëmendjes në protestën e thirrur nga Berisha. Edhe pse çështja e ratifikimit të protokollit të anëtarësimit në NATO të Finlandës dhe Suedisë nuk përbën “urgjencë”, kjop është një nga format politike për të treguar se opozita për çështje të rëndësishme dhe detyrimeve që ka si vend anëtar io NATO-s proteston në rrugë, duke mos marrë pjesë në kuvend. Gjithsesi kjo nismë e PS-së është vlerësuar nga ambasadorja e Suedisë në vendin tonë. Partia Socialiste me firmën e 30 deputetëve, ka kërkuar që Kuvendi i Shqipërisë të ratifikojë me procedurë të përshpejtuar protokollet e anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO. PS kërkon të futet në rendin e ditës në seancën e sotme. Lidhur me këtë lajm ka reaguar edhe ambasada e Suedisë në Shqipëri Elsa Håstad, e cila ka komentuar në postimin e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla rrjetin social facebook. “Faleminderit shumë Shqipëri. Ne jemi NATO”, shkruan ambasadorja Håstad në shënimin e saj. Dy vendet si Finlanda ashtu edhe Suedia përshpejtuan kërkesën e tyre për anëtarësim në NATO për shkak të rrezikut rus i cili aktualisht ka pushtuar Ukrainën. Liderët e vendeve anëtare të NATO=s ku bën pjesë edhe Shqipëria ishin të mendimin se zgjerimi i NATO-s me dy vendet që janë më pranë Rusisë i jep më shumë siguri të gjithë Europës. Fillimisht anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë u kundërshtua nga Turqia, ku presidenti Rexhep Taip Erdogan dënoi të dyja shtetet si përkrahëse të ekstremistëve kurd që kanë kryer krime në Turqi. Pas shumë nisedimeve edhe Turqia hoqi të drejtën e vetos dhe tashmë duket se si Finlanda ashtu edhe Suedia do të jenë pjesë e NATO-s. Më parë , të gjithë parlamentet e vendeve anëtare duhet të shprehen për pranimin e tyre. Në këtë kuadër është edhe kërkesa e grupit Parlamentar të PS-së për futjen me “urgjencë” në rend dite çështja e ratifikimit të protokollit për anëtarëim në nato të dy shteve të reja.

Të fundit

Elon Musk nën presion nga Sudani për ndërprerjen e internetit Starlik në vend

Starlink është një nga shërbimet kryesore për lidhjen e interentit në zonat ku telekomunikacioni formal nuk funksionon. Elon Musk është...

Dy ‘kryeveprat’ e Kurtit: Thaçi e UÇK në Hagë dhe izolimi i Kosovës

Nga Jakin Marena Albin Kurti ka dhënë një spektakël të turpshëm gjatë tërë këtyre ditëve të fundit, në përpjekje për t’ia faturuar Perëndimit bllokimin e...

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë gazetari i njohur (Emri+Foto)

I dërguari i RAI-t për shumë vite nga Bosnja në Shqipëri e Kosovë konsideronte si shkak të sëmundjes së tij amiantin e armëve nëpër...

Duka ”shuplakë” Berishës e Metës për sulmet ndaj drejtësisë: I thonë SPAK-ut, ‘skap’

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, ka dalë kundër sulmeve që Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë bërë ndaj SPAK-ut.     Në një intervistë për...

Gjendja e medias në keqësim të vazhdueshëm në Shqipëri, autoritetet premtojnë përmirësim

Në Tiranë, veprimtarë dhe organizata që mbrojnë lirinë e shtypit pohuan sot se gjendja e medias shqiptare po përkeqësohet në vazhdimësi, ndërsa siguria e...

Lajme të tjera

Web TV