Kosto e jetesës/ Tirana dhe Beogradi më të shtrenjtët në rajon, ndërsa më i liri është…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana në Shqipëri dhe Beogradi në Serb janë dy kryeqytetet më të shtrenjta në rajon, sipas indeksit të Numbeo, database më e madhe e kostove të jetesës.

Më e lira në rajon është Prishtina e Kosovës, me indeksin në vlerën 26.3% e kostos së jetesësnë Nju Jork, e ndjekur nga Shkupi, në Maqedoninë e Veriut (32.94%), Podgorica në Mal të Zi (34.52%), Sarajeva në Bosnjë Hercegovinë (35.34).

Numbeo mat dhe indeksin e qirasë, një vlerësim i çmimeve të apartamenteve me qira në qytet në krahasim me qytetin e Nju Jorkut. Për Tiranën, ky indeks është 10.8%, për Beogradin 13.73%, për Shkupin 7%, për Podgoricën 9.24%, për Prishtinën 8.32% dhe për Sarajevën 7.46%.

Në indeksin e restoranteve, që sërish është një krahasim i çmimeve të vakteve dhe pijeve në restorante dhe bare në krahasim me Nju Jorkun, më i liri është Prishtina, me 19.6% të mesatares së Nju Jorkut, të ndjekur nga Sarajeva (23.6%), Podgorica (25%), Tirana (28.9%). Më i shtrenjti është Beogradi, ku një vakt në restorant kushton mesatarisht sa 35% në Nju Jork.

Lexo edhe :  Jo vetëm në kohë lufte! Rezervat shtetërore aktivizohen në kohë krize çmimesh

Të blesh në supermarkete është më shtrenjtë ne Tiranë dhe Podgoricë, me 31% të mesatares së Nju Jorkut. Më pas renditet Sarajeva me 30.4%. Më lirë është në Prishtinë (23.5%) dhe në Podgoricë (25%),

Qytetet më të shtrenjtë në botë ndodhen në Zvicër, si Basel, ku kosto e jetesës është sa 120% e mesatares së Nju Jorkut Zyrihu (118%). Koston më të ulët të jetesës në raport me Nju Jorkun e kanë qytete në Indi, Pakistan, Sri Lanka, Kolumbi etj (15-20%).

Vala globale e rritjes së çmimeve ka shtuar kostot e jetesës kudo në botë. Ky shtrenjtim, që në pjesën më të madhe nuk po shoqërohet me rritje të të ardhurave pritet që të rrisë varfërinë kudo në botë.

Të fundit

Berisha mban fjalim para emigrantëve në Athinë, në krah të tij edhe Fredi Beleri

Kreu i PD-së Sali Berisha ka arritur në Athinë, ku do të mbajë fjalimin e tij. Takimi në Athinë, është...

Ilir Kulla: SPAK në kushtet e grushtit të shtetit, duhet të ndërhyjë Kushtetuesja!

Analisti Ilir Kulla e ka cilësuar vendimin e SPAK për të arrestuar një kryetar bashkie të ngjashëm me atë të një grushti shteti. Kulla...

Problemet e shëndetit mendor, Rreli: Grupmosha më e prekur, 18-40 vjeç

Me ndryshimin e kohërave, përfshi hovin që ka marr zhvillimi teknologjik, kostot në shëndetin mendor janë të larta. Për psikiatren Arjana Rreli, frekuenca më...

Po vjen Rusi

Edison Ypi Thuaj shyqyr që po vjen Rusi dhe nuk po vjen Timur Lengu ose Xhengis Khani. S’mund të mos vinte Rusi. Keni dhjetra vjet që...

Flet motra e Eglit pas takimit me të, tregon sekretin që askush nuk e ka ditur

Gjatë mbrëmjes së djeshme, Egli u surprizua në Prime nga një takim me të motrën,të cilën e kishte kërkuar aq shumë dhe tha se...

Lajme të tjera

Web TV