Opozita kërkoi debat për ndryshime në qeveri/ Balla: Nuk ka ndodhur kurrë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Debati i kërkuar nga opozita për ndryshimet e bëra në qeveri nuk do të zhvillohet në seancën e sotme parlamentare.

Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla, rrëzoi kërkesën e Enkelejd Alibeaj, ndërsa tha se gjatë gjithë seancave të gjitha ndryshimet në qeveri kanë kaluar pa debat dhe sipas ligjit nuk mund të bëhen pjesë e diskutimeve.

“Kushtetuta e përcakton qartë, ju ftoj të gjeni qoftë një rast të vetëm që kur ka pasur ndryshime në qeveri, ka pasur debat. Debat ka vetëm për programin e qeverisë gjatë prezantimit”, tha më tej kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Kryeministri Edi Rama pak ditë më parë emëroi zëvendës kryeministre Belinda Ballkun, e cila do të vijojë të mbajë postin e ministres të infrastrukturës dhe energjetikës.

Pa u mbushur një javë nga zhvillimi mbledhjes së parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-s në Bruksel, kryeministri liroi nga detyra krye-negociatorin ambasadorin Zef Mazi dhe emëroi Majlinda Dhukën që deri më tani ka mbajtur postin e Drejtoreshës për Politikat e Zhvillimit dhe Financimet e Ndihmës së Huaj në Kryeministri.

Të fundit

Blendi Fevziu zbulon kush janë tre njerëzit më të fuqishëm në Shqipëri!

Gazetari Blendi Fevziu teksa po fliste për hetimet e SPAK, ka zbuluar emrat e tre njerëzve më të fuqishëm...

Reshje shiu në të gjithë vendin, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ketë mot të paqëndrueshëm, me mot të vranët si dhe alternime kthjellimesh kryesisht përgjatë ultësirës...

Posti i presidentit mund të bëhet pjesë e “pazareve” për qeverinë e re

Bekim Bislimi   Rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë nuk krijojnë mundësi për asnjë parti politike që ta formojë qeverinë e vetme....

Shoqëria jonë bastarde e veshjeve “firmato” që kërkon viktima për luksin e saj

Nga Leonard Veizi   Disa fjalë të shkruara me bojë dhe letër pushtuan faqet e rrjeteve sociale. Dhe komentet ishin të pafjala. Sepse çfarë ishte për...

“Kodi i dhunës” në Parlament shtyn votimin për Kodin Zgjedhor

Seanca parlamentare e djeshme kishte në rendin e ditës miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, një projektligj i dakordësuar mes Partisë Socialiste dhe Partisë...

Lajme të tjera

Web TV