Coronavirusi në Itali/ Ushtria në dispozicion për zonat në karantinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri i të prekurve nga coronavirusi në Itali ka shkuar në 152 njerëz. Lombardia e vendosur nën rrethim nuk lejon asnjë hyrje dhe dalje të personave, dhe nëse është e nevojshme do të ndërhyjë dhe ushtria.

Viktima e tretë në Lombardi është një grua 68-vjeçare, e cila humbi jetën nën kujdesin e mjekëve në spital. Ajo vuante nga kanceri dhe ishte diagnostifikuar me koronavirus gjatë analizave në spital që kryente për sëmundjen e rëndë. Autoritetet në Lombardi dolën në konferencë ku njoftuan se një grua ka humbur jetën duke shënuar viktimën e tretë në Itali nga koronavirusi në zonën e Cremas.

“I gjithë sistemi i ruajtjes civile është në gatishmëri prej ditësh, është në dispozicion për ata që do të kërkojnë ndërhyrje civile. Kjo është emergjencë shëndetësore, jo civile. Do të shihet më vonë në çfarë formash dhe mënyrash do të duhet mbrojtja civile. Aktualisht gjysma e të infektuarve janë në spital nën kujdesin e mjekëve dhe një pjesë tjetër në shtëpi të izolua të vendosur në vetëkarantinë po sërish në kujdesin e mjekëve nën survejim’, thanë autoritetet gjatë konferencës.

“Hyrja dhe dalja nuk do të lejohen në zonat e shpërthimit të virusit përveç nëse përjashtime specifike do të vlerësohen herë pas here. Në ato zona tashmë është urdhëruar pezullimi i punës dhe ngjarjeve publike dhe manifestimeve, ngjarjeve të ndryshme dhe veprimtarive didaktike dhe shkollore. Kemi dhënë një mandat për policinë për të siguruar dhe nëse është e nevojshme do të ketë forcat e armatosura për banorët që nuk binden, por jemi të sigurt që do të kemi bashkëpunimin qytetar’, tha Conte.

Të fundit

Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes dhe kujdesi që duhet të tregoni

Sigurisht, dita e të gjithëve nis me kafen e mëngjesit. Dikush e pi në shtëpi, dikush në kafene e...

Akuzohet se u përfshi në vrasjen e Fatbardh Licit, e dashura e Safet Bajrit lihet në burg

Apeli i GJKKO-së ka lënë në qeli Eria Agon, e dashura e Safet Bajrit, e cila akuzohet si e përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit, krim...

Qytetarët gjejnë portofolin me para dhe karta, e dorëzojnë në polici

Qyetarët kanë gjetur sot në qytetin e Vlorës  një portofol portofol i zi me mbishkrimin “Karl Lagerfeld”. Përmes një njoftimi Policia bën thirrje se personit...

“SPAK më kapi në aeroport” – Xhovana Nikolli: Më thanë se do të të vrasë motra në Spanjë

Xhovana Nikolli, e cila u bë e njohur për publikun, gjatë vitit të kaluar, ku nga shpërthimi i një sasie tritol, në një banesë...

Basha nuk i ndahet Ramës: Pse s’kthe përgjigje për amerikanët që janë kthyer në SPAK mo?

Lulzim Basha, ka publikuar një video në facebook, ku i drejtohet kryeministrit Edi Rama duke e pyetur se pse nuk u kthen përgjigje qytetarëve...

Lajme të tjera

Web TV