I morën jetën për një fjalë goje, shoku i Madritit tregon minutat e fundit të tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një sherr banal i nisur me motivin “pse më shikon” ka shkaktuar vrasjen e 33-vjeçarit, Madrit Ulqinaku. Mbrëmjen e 17 gushtit, babai i një fëmije, Ulqinaku u vra në mes të Elbasanit për një fjalë goje.

Një ditë pas ngjarjes së rëndë, Policia e Elbasanit ka zbardhur krimit dhe vënë në pranga një 18-vjeçar, ndërsa në kërkim është ende autori i dyshuar.

Natën e vrasjes Madrit Ulqinaku ka qenë në shoqërinë e një shoku. Policia e ka marrë në pyetje Herion Hamzallarin, i cili ka qenë prezent në vendngjarje dhe ka treguar se çfarë kishte ndodhur.

Një sherr i çastit i ndodhur në rrugë me fjalët “…m’bane pis, më pengove…”, ka qenë shkaku kryesor që ka sjellë konfliktin i cili përfundoi me vrasjen e Madrit Ulqinakut, sipas dëshmisë.

Atë mbrëmje Herioni ishte takuar me Madridin dhe kishin pirë kafe së bashku në lokal, që ndodhet në bulevardin e qytetit, sipas OraNews.

“…jemi ngritur nga kafja rreth orës 21:00 dhe kemi qënë duke ecur në këmbë në trotuarin e bulevardit, me drejtim për nga stadiumi. Në një moment të caktuar ora kishte kaluar 21:30 përballë nesh ishin duke ecur tre djem, ku njëri prej tyre filloj të ngacmojë pa asnjë motiv shokun tim Madritin, dhe konkretisht me fjalët “…m’bane pis, më pengove…” dhe filluan të ofendoheshin mes njeri-tjetrit, dhe se ky person quhet Klaudjan Sallufi. Personi tjetër që shoqërohej me Klaudjanin, menjëherë ka nxjerrë një pistoletë, e mbushi, dhe në një distancë shumë të afërt ka shtënë një herë në drejtim të Madridit i cili menjëherë është shtrirë në tokë…”, ka dëshmuar shoku i viktimës.

Sakaq, Horgito Peqini, i riu i akuzuar nga Policia si autor i ekzekutimit të 33-vjeçarit, është nipi i Eduard Peqinit, i dënuar me burgim të përjetshëm. I njohur ndryshe edhe si “Mandela”, ai krijoi në bandë gjatë trazirave të vitit 1997, fillimisht prej tetë vetash dhe më pas numri shkoi në 40. Shumë shpejt ai u bë romi më “i famshëm” i Elbasanit dhe së bashku me tetë anëtarët e bandës së tij janë dënuar për një numër të madh veprash penale. Grabitje me armë, rrëmbim personash e vendosje gjobash, vrasje e deri te djegie e shkatërrim personash, janë krimet që rëndojnë mbi “Mandelën” shqiptar. Pas arrestimit, në një bankë franceze, “Mandelës” i janë sekuestruar rreth 2 milionë dollarë, të cilat “rridhnin” nga trafiku i klandestinëve dhe i prostitucionit.

Lexo edhe :  Breshëri tërmetesh në Santorini, lëkundjet ndihen edhe në Athinë

 

 

Të fundit

Veliaj mbeti në burg, Rama: Tani u njoftëm një çik si shumë, kush do e drejtojë Tiranën?

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj Rama: Të mos bëj unë një kërkesë të...

“Tatimin mbi të ardhurat”/ Ndryshon udhëzimi

Ndryshon udhëzimi për zbatimin e ligjit për tatimin mbi të ardhurat. Sipas ligjit të ri “Për tatimin mbi të ardhurat”, për mbajtjen e tatimit...

“Veliaj është i dyshuar, jo i pandehur”/ Rama: Pa mua dhe PS nuk ka SPAK

“Tek historia gjenden sekeretet e shtetbërjes. Më lejoni ta nis me një pyetje? Jeni të sigurt që e dimë të gjithë ne që jemi...

Lindjet në vend ranë 5% më 2024, numri më i ulët në 90 vite

Numri i bebeve që lindin në vendin tonë po pëson rënie drastike nga viti në vit, duke reflektuar përkeqësimin e treguesve demografike dhe ushte...

Bie euro dhe paundi, mësoni me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot

Sot, më 13 shkurt 2025, dollari amerikan blihet me 95.2 lekë dhe shitet me 96.5 lekë. Euro blihet me 98.7 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga zvicerane...

Lajme të tjera

Web TV