U shkarkua sot nga Ministria e Mbrojtjes, Dallëndyshe Bici rikthehet në krye të…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku lajmëroi sot se me vendimin e Këshillit të Ministrave këtë të mërkurë janë liruar nga detyra dy zëvendësministra, Ardi Veliu dhe Dallëndyshe Bici.

Kjo e fundit, është rikthyer në ‘shtëpinë e saj të vjetër’, në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Në maj të vitit 2021, Bici liroi karrigen për tu zëvendësuar nga Ajet Zyberi. Ky i fundit ka shërbyer më parë në Policinë e Shtetit, ku ka pasur edhe rolin e drejtorit të policisë në Korçë.

Vetë Bici kandidoi edhe në zgjedhjet e 25 prillit 2021, por nuk u zgjodh. Më pas, ajo u emërua së fundmi në rolin e zëvendësministres së Mbrojtjes, nga ku u lirua sot. Pas një periudhe 1-vjeçare largimi nga IKMT-ja, Bici do të jetë sërish në krye të këtij institucioni.

Të fundit

Shqiptarët heqin dorë nga makinat e vjetra, rritet përdorimi i modeleve të reja

Shqiptarët po tregojnë gjithnjë e më shumë interes për rinovimin e flotës së automjeteve, duke hequr dorë nga makinat...

Gripi dhe ftohja: Cilat janë ngjashmëritë dhe ndryshimet?

Kur fillon të të dhemb fyti, hunda fillon të të rrjedhë dhe kthimi në shtrat duket më joshëse se kurrë, atëherë mund të kesh…...

“Fto në podcast motrat Hoxha”, Arbana Osmani i përgjigjet ndjekëses

Moderatorja e njohur Arbana Osmani i është përgjigjur një komentuesi në Instagram i cili i sugjeroi të ftojë në podcast producentet e “Top Channel”,...

Mërtiri: Berisha nuk e ka luftën me Ramën, por me Altin Dumanin

Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga fillimi i Prokurorisë së Posaçme, 5 vjet më parë. Sjellja e politikës ndaj SPAK është bërë edhe më...

Cila është dita juaj me fat sipas shenjës së horoskopit?

Për shumicën e njerëzve dita më e mirë është e premtja dhe arsyeja është sepse fundjava fillon menjëherë pas. Megjithatë, astrologjia mund të shpjegojë...

Lajme të tjera

Web TV