Një aksident i rëndë është regjistruar pak më parë në lagjen Rus në Shkodër.
Mësohet se një i moshuar është përplasur nga një automjet që dyshohet se drejtohej nga personazhi i njohur në rrjetet sociale Lek Plepi. Ky i fundit ka qëndruar në vendngjarje dhe është duke njoftuar ambulancën.
Sipas Joq, i moshuari ka qenë duke lëvizur me biçikletë kur është përplasur. Fatmirësisht, duket jashtë rrezikut për jetën, por është gjakosur në disa pjesë të trupit.