Fundi i një monarkeje, kush ishte Mbretëresha Elisabetë II

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bota u trondit sot nga një lajm i hidhur, ndarja nga jeta e mbretëreshës Elisabetë II. Mbretëresha ndërroi jetë në moshën 96-vjeçare në kështjellën e Balmoral, vendi i saj i preferuar.

Mbretëresha Elisabetë II, e lindur më 21 prill 1926, është monarkja e dytë që ka qëndruar më gjatë në fron në histori, 70 vjet, e dyta pas Louis XIV të Francës, i cili u bë mbret në moshën 4-vjeçare. Fundjavën e kaluar, Jubileu Platinte i 96-vjeçares u shënua me katër ditë festime në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Mbretëresha u bë monarke në moshën 25-vjeçare, pas vdekjes së babait të saj në orët e para të 6 shkurtit 1952.

Në atë periudhë kryeministër ishte Winston Churchill, admirues I babit të saj. Në shtator 2015, ajo u bë monarkja britanike me mbretërimin më të gjatë, duke tejkaluar edhe stërgjyshen e saj, Mbretëreshën Victoria. Ajo tha në atë kohë se nuk ishte një titull “të cilin e ka aspiruar ndonjëherë”. Ajo gjithashtu u bë monarkja grua më jetëgjatë në historinë botërore atë ditë. Mbretëresha ka marrë më pak detyra zyrtare kohët e fundit për shkak të problemeve shëndetësore. Ndërsa anëtarët e familjes së saj – veçanërisht Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, kanë marrë një rol më të spikatur. Mbretëresha Elisabetë, një figurë mjaft e dashur për britanikët, ka gëzuar shumë njerëz duke u shfaqur në ballkonin e Pallatit Buckingham gjatë fundjavës jubilare.

Në mbyllje të këtij eventi të rëndësishëm, ajo tha në një letër falënderimi për publikun britanik se ishte “e përulur dhe e prekur thellë” nga numri i njerëzve që kanë festuar përkrah saj. Teksa ka munguar në disa prej eventeve kohët e fundit, mbretëresha Elisabetë është shprehur “Mbetem e përkushtuar për t’ju shërbyer me të gjitha mundësitë e mia, e mbështetur nga familja ime”. Mbretëresha ishte e martuar për më shumë se 73 vjet me bashkëshortin e saj të ndjerë, Princin Philip, i cili u nda nga jeta në prill 2021. Ata kanë katër fëmijë, tetë nipër e mbesa dhe 12 stërnipër. Princi Charles është djali i saj i parë, më pas është Princesha Anne, Princi Andrew dhe Princi Edward. Rendi i trashëgimisë përcakton se cili anëtar i familjes mbretërore bëhet monark kur ai ekzistues vdes ose largohet. I pari në radhë – trashëgimtari i fronit – është fëmija më i madh i monarkut. Rregullat e trashëgimisë mbretërore u ndryshuan në vitin 2013 për të siguruar që djemtë të mos kenë më përparësi ndaj motrave të tyre më të mëdha. Princi Charles është trashëgimtari i Mbretëreshës.

Lexo edhe :  Zi në familjen e Albana Vokshit, deputetja e PD humb njeriun e zemrës

 

 

Djali i tij i madh, Princi William, është i dyti në radhën e fronit dhe fëmija i madh i William, Princi George, është i treti. Mbretëresha Elisabetë ka luajtur një rol të rëndësishëm konstitucional në tranzicionin e pushtetit. Të martën, ajo ftoi Liz Truss të formonte qeverinë e re. Truss është kryeministrja e 15 që emëroi mbretëresha Elisabetë. Mbretëresha Elisabetë ka udhëtuar shumë gjatë mbretërimit të saj, duke ndërmarrë shumë vizita historike jashtë vendit. E njohur për përgjegjshmërinë dhe përkushtimin e saj, ajo ka qenë një figurë e rëndësishme për Mbretërinë e Bashkuar gjatë kohërave të ndryshimeve të mëdha shoqërore. Madhëria e saj ka qenë mjaft e angazhuar, nga vizitat në bamirësi dhe shkolla, tek pritja e krerëve të shteteve. Mbretëresha e shihte shërbimin publik dhe vullnetar si një nga elementët më të rëndësishëm të punës së saj.

Të fundit

Si u kthye “treni bullgar” në furgon për Elbasan

Nga Ylli Pata Belind Këlliçi, ishte i pari eksponent i lartë politik i PD që tha se kemi dyshime se...

Sekuestrimi nga SPAK, reagojnë avokatët: Veliaj dhe Xoxa nuk janë pronarët e pronës

Ditën e sotme, Prokuroria e Posaçme njoftoi se ndaj veliajt janë shtuar edhe 6 akuza të tjera, ndërsa së bashku me Ajolën akuzohen për...

Ish banorja e BBVA ndanë lajmin e bukur, së shpejti nënë për herë të parë

Ish-banorja e Big Brother Albania, Tea Zhuli, ka konfirmuar se është në pritje të fëmijës së saj të parë. Me një video të veçantë dhe...

Vajza shpërndan 25 milionë euro për të varfrit: “Nuk i meritoj paratë”

Marlene Engelhorn, një trashëgimtare austriake 32-vjeçare, ka marrë një vendim të pazakontë: do të shpërndajë 90% të trashëgimisë së saj, rreth 25 milionë euro,...

Erdogan dorëzohet pas 22 vitesh në pushtet/ Nuk do të kandidoj më për President!

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se nuk ka ndërmend të kandidojë përsëri për president, duke theksuar se Turqia ka nevojë për një Kushtetutë...

Lajme të tjera

Web TV