Koreja e Veriut trondit botën: E shpall veten shtet me armë bërthamore!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koreja e Veriut ka miratuar së fundmi një ligj përmes të cilit e shpall veten shtet me armë bërthamore, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve KCNA.

BBC thotë se udhëheqësi i vendit Kim Jong-un e ka cilësuar vendimin “të pakthyeshëm” dhe e ka përjashtuar mundësinë e çdo bisedimi për denuklearizim. Ligji parashikon veç të tjerash të drejtën e vendit të izoluar komunist për të përdorur një sulm bërthamor parandalues me qëllim vetëmbrojtjen.

Sanksionet gjunjëzuese ndërkombëtare nuk e frenuan Penianin nga kryerja e 6 testeve bërthamore në periudhën e viteve 2006 dhe 2017. Edhe pse në shkeljë të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ai ka vazhduar t’i avancojë aftësitë e veta ushtarake e të kërcënojë se brenda rrezes së goditjes ka vetëm fqinjët, edhe territorin e SHBA-së .

“Përsa kohë që armët bërthamore ekzistojnë në Tokë, imperializmi dhe manovrat anti-koreane të SHBA-së dhe pasuesve të saj mbeten dhe rruga jonë për të zhvilluar forcën tonë bërthamore nuk do të përfundojë kurrë”, ka deklaruar Kim Jong.

Ligji i ri ndalon gjithashtu ndarjen e teknologjisë bërthamore me vendet e tjera. Kim i ka përshkallëzuar retorikat kërcenuese ndaj Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre në Azi këto muajt e fundit, ndërsa tensionet në gadishullin Korean kulmuan këtë vit me lëshimin e një numri rekord raketash balistike nga ana e Penianit.

Të fundit

Rivlerësimi i pronave në 3%, kategoritë që përfitojnë nga nisma

Sot çdo shitje prone tatohet me 15%, për diferencën midis çmimit të parë dhe vlerës me të cilën shitet....

Mandati i Xhaçkës/ “Kushtetuesja” vendos kur do të shqyrtohet çështja

Gjykata Kushtetuese do të marrë në shqyrtim mandatin e Olta Xhaçkës më 21 qershor. Mandati i deputetes socialiste Olta Xhaçka, edhe pse ka një...

Fedez nën hetim: Rai i mbyll derën reperit

Fedez dhe Alessandro Cattelan janë njohur që nga ditët e X Factor dhe gjithmonë ka pasur respekt të ndërsjellë mes të dyve. Kjo është...

Begaj bën bashkë socialistë e demokratë në Mirditë: Turizëm patriotik-fetar-historik

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi sot një vizitë në Mirditë, ku u takua me autoritetet drejtuese, sipërmarrës, përfaqësues të institucioneve arsimore...

Euro 98 lekë? Eksperti i ekonomisë tregon “skenarin e zi”: Çfarë na pret në Shqipëri…

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko thotë se rënia e euros do të vijojë të zbresë në pikun më të ulët në histori. Pano Soko...

Lajme të tjera

Web TV