Marrëdhëniet Rusi-Shqipëri? Ja çfarë deklaron Lavrov

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për një kohë të gjatë, rreth 25 vite, nuk kishim vizita zyrtare të rangut të lartë të politikanëve midis Shqipërisë dhe Rusisë. Vizita e kryeministrit Edi Rama në Moskë më ftesë të Sergey Lavrov duket se u theu pak akujt.

Në konferencën e përbashkët me Ramën, ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov u pyet  për marrëdhëniet midis dy vendeve.

Lavrov theksoi se është pala shqiptare që duhet të përgjigjet për këtë çështje. Ministri tha se Rusia e kupton qëllimin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, por nuk sheh asnjë arsye përse marrëdhëniet me Rusinë të mos zhvillohen.

Është pala shqiptare që duhet ti përgjigjet kësaj pyetje. Ne i dimë qëllimet e Shqipërisë për anëtarësimet në BE dhe e kuptojmë që është një realitet politik. Shqipëria mund të jetë një nga ato shembujt që detyrimet e ndalojnë zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike. Nuk shoh asnjë arsye përse mos të zhvillohen”, tha Lavrov.

Sa i përket çështjes së Kosovës, ministri rus u përqendrua te rezoluta 12/44 e OKB-së, duke iu shmangur përgjigjes nëse Rusia mund ta njoh ose jo pavarësinë. Gjithsesi, ai bëri me dije se Moska do të mbështesë çdo marrëveshje që do të arrihet midis Prishtinës dhe Beogradit.

Ju pyetët nëse mund të mendojë ndonjë datë se kur Rusia do të njoh Kosovën. Është ajo çfarë përmendi kryeministri që duhet të ketë zbatim për atë që bihet dakord. Ka një rezolutë 12/44, e cila është miratuar dhe ka një sërë marrëveshjesh të arritura midis Beogradit dhe Prishtinës me negocimin e BE-së, siç është asosacionin i komunave serbe. Marrëveshja është arritur 6 vite më parë dhe Prishtina refuzon ta zbatojë. Ne mbështesim çdo marrëveshje që do të arrihet. Këmbëngul që kjo çështje të zgjidhet në bazë të marrëveshjeve që janë arritur”, u përgjigj Sergey Lavrov.

Rama: Rusia nuk është armike e bashkëpunëtorëve tanë

 

Të fundit

Pesë gjëra që do ta veçojnë 2025

Nga mandati i dytë i Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, deri te një kalendar i stërmbushur i futbollit… Këto...

Viti i Ri, presidenti Begaj uron ushtarakët në mision jashtë vendit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përmes një takimi online, iu ka uruar vitin e ri 2025, të gjithë anëtarët e Forcave të Armatosura që...

U dëmtuan nga fishekzjarrët, lëndohen 10 persona në Durrës

Në urgjencën spitalore të Durrësit, 10 persona kanë marrë trajtim ambulator për dëmtime të lehta nga përdorimi i fishekzjarrëve. Në asnjë rast nuk ka pasur...

Sigurimi i makinës nuk do të kushtojë më njësoj, çfarë parashikon rregullorja e re

Një zhvillim domethënës pritet në tregun e sigurimeve në vitin 2025. Pas vitesh përpjekjesh, primet e diferencuara për sigurimin e detyrueshëm motorik vendosen të...

A është e vërtetë që larja e rrobave në datën 1 janar sjell ters gjithë vitin?

Besëtytnitë e Vitit të Ri janë një pjesë thelbësore e zakoneve të disa kulturave, të cilat shumë njerëz i praktikojnë me synimin për të...

Lajme të tjera

Web TV