Përurimi i abetares Shqipëri-Kosovë, Kushi: Mënyra më e mirë për të uruar vitin shkollor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme në Tiranë është mbajtur një event për përurimin e abetares së përbashkët dhe unike të Shqipërisë dhe Kosovës.

Në event ka qenë e pranishme ministrja e Arsimit Evis Kushi dhe homologia e saj Arbërie Nagavci e ministri nga Maqedonia e Veriut, Jeton Shaqiri,  e po ashtu kryeministri Edi Rama, fëmijë e mësues.

Kushi tha gjatë fjalës së saj se kjo është mënyra më e mirë për të uruar vitin e ri shkollor, që nis të hënën e po ashtu njoftoi fillimin e punimeve të kongresit të arsimit.

“Zgjodhëm këtë ditë për të përuruar Abetaren e përbashkët unike, nesër është dita e parë e shkollës dhe nuk do kishte mënyrë më të mirë për të uruar nxënësit dhe mësuesit, së dyti nesër fillojnë punimet e kongresit të arsimit”, tha ajo.

Kujtojmë që në Kosovë, abetarja u përurua më 1 shtator, datë që përkonte edhe me fillimin e vitit shkollor atje. Në eventin që u mbajt në Gjakovë. ishte e pranishme ministrja e Kushi e po ashtu kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Të fundit

Elon Musk mbështet sërish Alternativën për Gjermaninë përpara zgjedhjeve

Miliarderi amerikan Elon Musk, i cili është edhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit amerikan Donald Trump, ka publikuar sot...

E ardhmja e tregut të punës: Ku janë punët më të paguara

Ekspertët e inteligjencës artificiale, si dhe profesionistë nga fusha të tjera të teknologjisë së informacionit, tashmë janë shumë të kërkuar në tregun e punës...

3 Ushqimet që duhet t’i konsumoni në shkurt

Shkurti është muaji që shënon kalimin nga dimri në pranverë në shumë pjesë të botës, dhe kjo ndryshim sezoni vjen me një ndryshim në...

Karnavalet e Shkodrës, Rama ndan pamjet: Shkodra sonte me ngjyrat e festës

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga Karnavalet e Shkodrës. “Shkodra sonte me ngjyrat e festës”, shkruan Rama bashkëngjitur videos së publikuar. Shkodra festoi mbrëmjen e...

Kriset” miqësia mes Livias dhe Rozanës, banoret përloten

Në Prime-n e kaluar, opinionistët vendosën se cilët banorë duhet të shkonin në no0minim. Banorët vendosën se cilët prej personave në grupet e tyre...

Lajme të tjera

Web TV