Ja si të përgatisni xhel dezinfektues në kushte shtëpie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse nuk gjeni xhel antibakterial, mos blini ato që kushtojnë dhjetëra deri në qindra euro në internet, pasi alkooli i zakonshëm i denatyruar është gjithashtu i mirë.

Ne do t’iu tregojmë sot sesi të bëni xhel dezinfektues të duarve në shtëpi, që është një recetë e thjeshtë, e bërë publike nga Organizata Botërore e Shëndetit, për ta bërë atë në shtëpi.

Për ta përgatitur ju duhet një enë e pastruar mirë, (mund të përdorni dhe shiringa) dhe produktet e mëposhtme:

– Alkool për likerin (atë që e gjeni në supermarket dhe që e përdorni për të bërë pijet)

– 3% peroksid hidrogjeni (ujë i oksigjenuar që keni në shtëpi)

– Glicerina. (Nëse nuk e keni atë në shtëpi, shkoni te farmacisti)

Merrni një enë të pastër ku shënohet niveli i litrave dhe derdhni 833 ml alkool. Pastaj, me një shiringë, merrni 42 ml peroksid hidrogjeni dhe shtojeni në alkool dhe përziejeni. Tani arrin pjesa më e ndërlikuar: duhet të shtoni 15 ml glicerinë, e cila është shumë e dendur dhe për këtë arsye do t’ju bëjë të zemëroheni pak, por mos e humbni durimin, shkruan iconstyle.

Në këtë pikë përziejeni mirë dhe shtoni ujë të zier për të arritur vëllimin e përgjithshëm të një litri.

Me kaq mjafton për të krijuar një xhel dezinfektues duarsh që mund ta shtini më pas në shishe më të vogla.

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV