Gjonaj i përgjigjet Metës: I dëshpëruar, bën show politik Presidencial

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Etila Gjonaj, ministre e Drejtësisë, ka thyer heshtjen pas kallëzimit që i bëri presidenti Ilir Meta në Prokurorinë e Posaçme SPAK. Presidenti Meta e akuzon ministren se është bërë pjesë e asaj që e quan “grusht shteti për kapjen e Gjykatës Kushtetuese”.

I duhej lënë Presidentit koha, tha Gjonaj, për të ezauruar seritë e spektaklit për “grupin armiqësor” dhe kriminal në Ministrinë e Drejtësisë. Ajo theksoi se nuk i përgjigjet “fjalëve të padenja të Presidentit”, por e akuzoi se ka krijuar një kauzë fiktive në funksion të kauzave politike sa i përket pretendimit të tij se mazhoranca socialiste është përpjekur t’i rrëmbejë të drejtën për të emëruar anëtarin në Gjykatën Kushtetuese.

Parashikimet ligjore për përzgjedhjen e anëtarëve të Kushtetueses janë të qarta, shtoi ministrja.

“Presidenti ka krijuar këtë kauzë fiktive në funksion të betejave të tij që s’janë në përputhje me interesat e tij kushetuese në momentin më të rëndësishëm që po kalon Shqipëria, në prag të negociatave”, tha ndër të tjera Gjonaj.

Thirrjet e Ilir Metës për protestë më 2 mars, Etilda Gjonaj i konsideroi të dëshpëruara.

Sa i përket akuzës së bërë në SPAK, Gjonaj u shpreh: “Rezervoj të drejtën për të mos dhënë asnjë koment në respekt të ligjit dhe institucioneve të reja të drejtësisë.”

Të fundit

Argita Malltezi paraqitet në SPAK

Argita Malltezi, vajza e kreut të PD Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në SPAK. 'Jam thirrur për çështjen...

Indeksi/ Tirana me kostot më të larta të jetesës në Rajon

Nga 141 qytete europiane, Tirana u rendit në vendin e 92 për kostot e larta të jetesës sipas indeksit të publikuar në këtë fillimvit...

Përse Donald Trump interesohet për Groenlandën?

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së Donald Trump që pas fitores në zgjedhje ka përsëritur deklaratat, se Groenlanda duhet të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara. Groenlanda është...

“Ngrin” euro, paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për ditën e sotme

Sot, më 9 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 94.9 lekë dhe shitet 95.8 lekë. Euro sot blihet me 97.7 lekë, ndërsa...

Media kolumbiane/ Përgatituni për aventura të reja në destinacionin magjepsës, Shqipëri

Turizmi ka pësuar një ndryshim të rëndësishëm në vitet e fundit, kryesisht për shkak të ndikimit të rrjeteve sociale dhe ekspertëve të udhëtimeve –...

Lajme të tjera

Web TV