Bie ritmi, 45,6% leje ndërtimi më pak pas pezullimit nga tërmeti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tërmeti i 26 nëntorit 2019 ka frenuar kërkesën konsumatore në shumë drejtime, duke përfshirë edhe kërkesën për të të ndërtuar banesa të reja. Në tremujorin e katërt 2019 janë miratuar gjithsej 196 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 360 leje të miratuara në tremujorin e katërt 2018, duke shënuar një rënie prej 45,6 %. Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 79,3 miliardë lekë në vitin 2019, nga 59 miliardë lekë miratuar gjatë vitit 2018,duke shënuar një rritje prej 34,4%.

Të dhënat janë bërë publike në raportin e fundit të Institutit të Statistikave sipas të cilit mësohet se gjatë vitit 2019, janë miratuar gjithsej 1.044 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 1.194 leje të miratuara në vitin 2018, duke shënuar një rënie prej 12,6%. Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e katërt 2019, është 240.480 m2, nga 618.219 m2 miratuar në tremujorin e katërt 2018, duke shënuar një rënie prej 61,1 %.

Në tremujorin e katërt 2019, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 11,7 miliardë lekë, nga 22,1 miliardë lekë miratuar në tremujorin e katërt 2018, duke shënuar një rënie prej 47,1%. Gjatë vitit 2019, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja është 1.916.719 m2, nga 1.442.783 m2 miratuar në vitin 2018, duke shënuar një rritje prej 32,8%.

 

Të fundit

Kanceri që përhapet më shpejt/ Është i rrezikshëm dhe prek moshat e reja!

Kanceri i qafës se mitrës është nder kancerët që përhapet shumë lehtë dhe prek moshat e reja, pasi virusi...

“Po e detyrojnë Serbinë të njohë Kosovën”/ Rusia kërkon takim urgjent me Vuçiç

Rusia kërkon konsultime urgjente me Serbinë pas sanksioneve amerikane. Ministri i jashtëm, Sergej Lavrov, thotë se shpreson që të marrë shumë shpejt një përgjigje...

Kur ka nisur fushata e parë kundër duhanit?

Nazistët promovuan fushatën e parë kundër duhanit sepse ishin të shqetësuar për shëndetin dhe higjienën e arianëve. Në fakt, duke filluar nga vitet 1930, kanceri i mushkërive ,...

Ç’po ndodh mes presidentit e qeverisë?/ “Koka” e Vuçiç do të varet në referendum

Fati i Aleksandër Vuçiç si president i Serbisë do të varet në një referendum. Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiç, gjatë të mërkurës do të...

Si ishte karta e identitetit të romakëve të lashtë?

Në Romën e lashtë, për të demonstruar se ishe qytetar romak , para së gjithash, duhej ta deklaroje në frazën rituale " Civis Romanus sum ". Ajo u shqiptua...

Lajme të tjera

Web TV