“Je i dështuar, për çfarë vjen në takime?”/ Basha braktiset edhe nga të besuarit e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha prej rreth një jave ka nisur takimet në terren.

Por kryetari i dorëhequr pas disa humbjeve radhazi në zgjedhje, duket se është kontestuar edhe nga ai mbështetësit e pakët të tij.

Në një mbledhje me anëtarë të PD në Berat, ish-kryedemokrati është përballur me “shpërthimin” e ish-kryebashkiakut të Mallakastrës Agron Kapllanaj.

Ai ia ka përplasur në fytyrë Bashës faktin që e çoi PD drejt dështimeve me pasoja të rënda.

Kapllanaj gjithashtu i ka kërkuar Bashës që të mos rikthehet në krye të PD-së, pasi njeh vetëm disfata.

“A e kuptoni se jeni një kryetar partie i dështuar në të gjithë betejat politike për 9 vjet?! Përse merrni pjesë në këto takime dhe i jepni kosto demokratëve kur vetë jeni tërhequr? Nëse keni plan për tu rikthyer atëherë ne nuk jemi me ju”, ka thënë Kapllanaj.

Të fundit

Arsenal e nis me fitore sezonin e ri ndaj United, Djajtë vazhdojnë “çalimin”

Arsenali ka fituar në transfertën e Manchester United. Sfida u vendos nga goli i vetëm i Calafiorit në minutën...

Tani Google Photos do t’iu tregojë nëse një foto është krijuar nga AI apo jo

Google Photos së shpejti mund ta bëjë më të lehtë për të parë nëse një foto ose video është ndryshuar me mjete të Inteligjencës...

Ekspertët në alarm: Gjenerata Z është e fiksuar pas nxirjes

Nxirja e lëkurës është rikthyer dhe ndoshta në nivelet më të larta se kurrë. Sipas një sondazhi të fundit nga Akademia Amerikane e Dermatologjisë...

Djali dhe vëllai përballë protestuesve/ “Isha dhe unë aty, ne Vuçiçët jemi luftëtarë”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka reaguar ashpër ndaj tensioneve në vend, duke folur për protestat që kanë përfshirë disa qytete dhe përfshirjen e...

Trazirat në Serbi, Vuçiç paralajmëron arrestime masive

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i është drejtuar kombit përmes një fjalimi të gjatë e të ashpër ku ka komentuar situatën e rënduar të...

Lajme të tjera

Web TV