Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla i është kundërpërgjigjur akuzave të kryetarit të PD-së Lulzim Basha sa i takon deklaratave të këtij të fundit për biznesin, i ka përmendur familjarët. Gjatë fjalës së tij në Kongresin e Partisë Socialiste Balla i sugjeroi liderit të demokratëve të shoh se si ecin bizneset e tij familjare, të ët të tij apo dhe të vëllait.
“Lulzimi ankohet se bizneset po mbyllen, se bizneset janë nën presionin, i mbyti qeveria. Po si mor Lulzim bizneset po mbyllen apo janë nën presion?! Mjafton te shohësh bizneset e tua familjare, të kunatit apo vëllait, dhe provohet tërësisht e kundërta.
Rritje me disa herë e xhiros vjetore. Kjo është për ata që thonë, “ku i keni 300 mijë vendet e punës”. Por vendet e punës as kanë gojë të flasin dhe as bëjnë lajm për të dalë në televizor. Edhe tregtia me pakicë, sipas Bankës së Shqipërisë, është rritur vit pas viti.”, -tha Balla.