Gjekmarkaj: Secili të mbajë peshën e vet! Krimin, turpin dhe dinjitetin!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka reaguar lidhje me ligjin e dosjeve të Sigurimit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai shprehet se një ligj që hap dosjet e diktaturës pa asnjë pengesë është detyrim  moral e politik për çdo ligjvënës.

Reagimi i plotë

Të votosh një ligj që hap dosjet e diktaturës pa asnjë pengesë është detyrim  moral e politik për çdo ligjvënes.

Për forcat e djathta që burimin ideologjik e gjejnë tek antikomunizmi historik shumë më tepër. Turp është të justifikohesh, të mbysësh parimin për rrethanat e çastit.

Sot komunistë e “antikomunistë” bijtë e tyre po artikulojnë pa dridhje qerpiku po tentojnë të bëjnë “pis” shtresën e ish të persekutuarëve politikë duke pohuar pa dridhje qerpiku se ata na qënkeshin rekrutuar në shumicë. Sikur po thoja do shihni ata janë spiunet.

Pra ata që bënë rezistencën dhe disidencen, ata që janë krenaria dhe ndergjegjia e lirisë së ketij vëndi,na paskeshin qënë sherbetoret e komunizmit ndersa komunistet sherbetoret e demokracisë. Komunistet dhe “antikomunistet”, sejmenet e tyre fanatik  që tek bindja kanë patur fitimin duan që tu lënë edhe faturen morale të diktatures viktimave. Do të pergenjeshtrohen!Por falje nuk do të kerkojnë.

Ndaj duhet të hapen dosjet ku sekush të mbajë peshën e vet,nderin dhe krimin, turpin dhe dinjitetin. E verteta na bën të lirë na pat mesuar Jezu Krishti.

Nuk kam votuar asnjë gjueti shtrigash dhe asnjë kurth ndaj askujt, nuk do ta bëja kurrë se nuk më komandon askush, as Sali Berisha, as Lulzim Basha, as Edi Rama as Ilir Meta por vetëm besimi  tek një parim i shënjtë që thirret e verteta si i vetmi koncept që e shpeton shoqerinë  dhe individin nga mekati i shpifjes, abuzimit dhe perdorimit. Ajo që Adam Miçnik pat paralajmeruar se diktatures së proletariatit do ja zërë vendin ajo e banalitetit në Shqiperi ka ndodhur më shumë se kudo. Nuk e ndamë kurrë kriminelin nga viktima, krimin nga pafajsia,perdorursin nga i perdoruari,xhelatin nga martiri, të ndershmin nga genjeshtari por i bëmë bashkë të gjithë që gjithçka të relativizohet,të zvoglohet,të humbasë me kohen.

Lexo edhe :  E bleu 500 mijë euro, zjarr në apartamentin e Françeska Muratit në Tiranë

Ky është amaneti  që duket sikur ka lënë Enver Hoxha dhe që me forcë e mban shkolla e tij politike.

I paskemi sherbyer ne Edi Rames që votuam per hapjen e dosjeve???

E paskan luftuar atë madje mposhtur e bërë copash ata që nuk e votuan këtë ligj?

Edhe shakaja duhet të ketë seriozitetin e duhur që të shkaktojë të qeshura.

 

Të fundit

Shkodër, gjendet i pajetë në lumin Buna trupi i qytetarit nga Tirana

Një i moshuar është gjetur i pajetë pasditen e kësaj të hënë. Policia e Shkodrës njofton se rreth orës...

Izraeli godet burgun famëkeq Evin në Teheran

Autoritetet izraelite kanë deklaruar se në valën më të fundit të sulmeve ndaj Iranit, një prej objektivave ka qenë burgu famëkeq Evin, në kryeqytetin...

Do të rritet çmimi i naftës? Donald Trump paralajmëron: “Po ju vëzhgoj, mos guxoni!”

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj kompanive të naftës, pas sulmeve të ndërmarra ndaj objekteve bërthamore të Iranit....

Bayern gjen sulmuesin! Ai është gjerman dhe kushton 30 mln euro

Bayern duket se e ka gjetur lojtarin e duhur për ofensivën. Nuk është më Wirtz, as Nico Williams apo Leao, por një lojtar gjerman...

Aeroporti i Vlorës do të përdoret për qëllime ushtarake?

Aeroporti i Vlorës do të përdoret për qëllime ushtarake. Kështu u shpreh në një intervistë për A2 CNN kreu i Aviacionit Civil Maksim Ethemaj,...

Lajme të tjera

Web TV