“Kohën më të mirë e kam kaluar me të”, Nora flet për mundësinë e ribashkimit me Robertin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nora Istrefi ka folur si rrallëherë për ndarjen nga Robert Berisha. Në një intervistë që ka dhënë së fundmi, këngëtarja theksoi se vendimi vendimi ka qenë i vështirë nga të dy por erdhi për të mirën e vajzës. Ndërkohë, e pyetur mbi mundësinë e një ribashkimi, ajo nuk e mohoi.

“E kemi marrë të dy vendimin për divorc. Kemi qenë 14 vite bashkë. Kohën më të mirë të jetës e kam kaluar me Robertin. Më ka pëlqyer gjithçka, humori, pamja. Por që nuk shkoi ashtu siç kisha parashikuar. Lidhja ka pasur shumë kriza. Disa gjëra kisha pas qejf me i mbajt për vete.

Pas ndarjes nga Nora, Roberti zbulon planet për një martesë të dytë - Showbizz Shqiptar

Vendosëm me ardh deri tek divorci për qetësi shpirtërore dhe ta ketë Renee një ambient sa më të këndshëm.”, tha këngëtarja. Duke qeshur, Nora tha: “Shhh, boll tash. U rikthye Donaldi me Borën kështu që prisni një herë. Po e lëmë një herë me juve”. Ajo deklaroi se nëna e saj, është edhe sot kundër ndarjes.

“Mami im si mami, edhe sot është kundër vendimit të ndarjes. Era është gjithmonë për më të mirën, më të shëndetshmen për të dy palet. Më ka thënë gjithmonë a je e sigurt për ndarjen? Kujdes me vajzën, me aspektin tënd me Robertin bëj ç’të duash.”, tha ajo ndërsa nënkuptoi se kënga e re është dedikim për Robertin.
E pyetur nëse e ka uruar për lidhjen e re, ajo pyeti binjakët se a e kanë dëgjuar këngën “Ciao”. “Edhe të fala i kam bërë”, u shpreh ajo.

Të fundit

Sa mandate i kanë rënë PD-së nga mbështetja e Belerit?

Ylli Pata Ardit Bido, është deputeti i tretë me më shumë vota prefernciale i Partisë Socialiste në qarkun Vlorë. Drejtori i...

Dëmtim i rëndë, Musiala i “shokon” të gjithë, Donnarumma shpërthen në lot

Futbollisti i Bayern Munich, Jamal Musiala, ka pësuar një dëmtim të rëndë në ndeshjen çerekfinale të Botërorit të Klubeve, ndaj PSG-së. Fantazisti gjerman, pas një...

Pas gati një shekulli ndalim, lumi Sena në Paris rihapet për notarët

Për herë të parë që nga viti 1923, qytetarët e Parisit mund të notojnë sërish në lumin Sena, pas më shumë se një shekulli...

Ish-administratori i Bankers dërgohet në burg/ Avokati kundërshton procedurat hetimore

Në një deklaratë për mediat, avokati i ish-administratorit të kompanisë “Bankers Petroleum”, Leonidha Çobo, ka reaguar ndaj masës së sigurisë “arrest me burg” të...

Përmbytjet tragjike në Teksas, Trump: Situatë e tmerrshme dhe thellësisht shqetësuese

Teksasi po përjeton një nga përmbytjet më shkatërruese të dekadave të fundit, me të paktën 27 të vdekur dhe mbi 20 persona të zhdukur....

Lajme të tjera

Web TV