Samiti për Krimenë/ Nikolla: Shqipëria krah Ukrainës, agresioni rus kërcënim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, mori pjesë dhe foli në Samitin e Parë Parlamentar të Platformës Ndërkombëtare për Krimenë.
Samiti u organizua nga Parlamenti i Kroacisë dhe Parlamenti i Ukrainës, në Zagreb, më 25 tetor. Në të morën pjesë kryetarë të parlamenteve të vendeve anëtare të Platformës Ndërkombëtare për Krimenë, midis të cilëve Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA. Nancy Pelosi, Presidentja e Bundestsgut Gjerman, Bärbel Bas etj.

Samiti aktivizoi dimensionin parlamentar të mbështetje për çlirimin e Ukrainës dhe çështje të tjera të sigurisë globale.

Në sesionin plenar të Samitit e mori fjalën edhe Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e cila nënvizoi se “Shqipëria, në cilësinë e anëtarit jo të përhershëm të Këshillit të Sigurisë, së bashku me Shtetet e Bashkuara, është bashkë-penë-mbajtëse në përcaktimin e qëndrimeve dhe veprimeve për mbrojtjen e Ukrainës.

Lufta në Ukrainë na kujtoi se agresionet pushtuese nuk janë as të depozituara në kanalet e historisë, dhe as një retorikë politike, por janë një kërcënim i vërtetë për të gjithë njerëzimin, për kontinentin dhe planetin tonë. Lufta e Ukrainës është lufta jonë.Në ditët e sotme mund të zhvillohen lehtësisht sinergji mes sulmeve terroriste dhe agresioneve ushtarake. Këto sinergji shumëfishojnë rreziqet që i kanosen vendeve dhe rajoneve, të cilat janë shënjestra e këtyre sulmeve.Shqipëria ka qenë shënjestër e sulmeve kibernetike për shkak të angazhimit të saj serioz kundër agresionit ushtarak të Rusisë dhe kontributit të saj për paqen dhe lirinë.

 

Agresioni ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës dhe sulmet kibernetike ndaj kombeve të lira nuk janë vetëm sulme ndaj sovranitetit. Ata kërcënojnë seriozisht demokracinë dhe qytetërimet në Evropë dhe në planet. Ndaj, mbështetja për Ukrainën dhe vendet që janë shënjestër e sulmeve kibernetike është një kontribut për demokracinë, vlerat dhe institucionet demokratike.

Lexo edhe :  Rama: Biznesi i vogël ka zero taksë, është aleati ynë më i madh

Në Evropë, si dhe në rajone të tjera të botës, krijimi i aleancave ushtarake mbrojtëse nuk shoqërohet gjithmonë nga një partneritet politik efektiv.

Partneriteti politik i bën aleancat ushtarake më efektive. Aleancat ushtarake mund të shërbejnë si një nxitje për partneritete politike të fuqishme dhe të qëndrueshme. Duhet që të gjithë ta kemi parasysh një ndërveprim të tillë.”

Të fundit

“Mirror”: Butrinti, ”Maldivet” evropiane me mot të ngrohtë dhe çmime më të lira

Liqeni i Butrintit në jug të Shqipërisë, i cili shtrihet përgjatë bregut të detit Jon është krahasuar me Maldivet...

Protesta e PD/ Shtohen masat e sigurisë, “blindohet” parlamenti (VIDEO)

Na ndan edhe një orë nga fillimi i protestës së Partisë Demokratike. Gazetari Osman Stafa raporton për Balkanweb se pranë parlamentit janë mbledhur forca të shumta...

Ekspertët që parashikuan Covid: Një virus i ri mund të shkaktojë pandeminë e rradhës

Një virus i ri që është shfaqur në pjesë të Amerikës mund të "kërcënojë të gjithë njerëzimin" sipas ekspertëve që parashikuan COVID-19 . Bëhet...

Tirana dhe bregdeti, ndër më të lirat në rajon për qiratë ditore

Ndonëse kthimi i Shqipërisë në destinacion turistik e ka shtuar në mënyrë të pashmangshme vëmendjen për Tiranën, çmimet e qirasë ditore në kryeqytet mbeten...

Protesta e opozitës tek kryeministria/ Rrugët që bllokohen në Tiranë

Policia e shtetit do të bllokojë disa rrugë në kryeqytet pasi u njoftua nga PD për 3 orë protestë pasditen e sotme nga ora 17:00...

Lajme të tjera

Web TV