Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, si rrallë herë ka shprehur qëndrimin e tij pro për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Vuçiç thotë se është pro që Kosovës t’i hiqet regjimi i vizave, por nuk dëshiron të japë më shumë shpjegime për qëndrimin e tij.
“Sa i përket lavdërimit të Prishtinës, nuk kam asgjë kundër dhe jam shumë pro që t’u jepet një regjim pa viza dhe do ta mbështes gjithmonë dhe në çdo moment, siç kam bërë gjithmonë, për shumë arsye, nuk dua të shpjegoj”, ka thënë Vuçiç, ka raportuar Tanjug.
Ndërkohë presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së sotme në Prishtinë, ka deklaruar se duhet të bindet gjithë Këshilli Evropian për çështjen e vizave, duke shtuar se Kosova e meriton lëvizjen e lirë.