Edi Rama akuzoi me zemërim zonjën Braverman për “diskriminim” ndaj shqiptarëve për te hequr vëmendjen nga dështimet e politikës së saj pasi ajo ngriti çështjen në Commons në fillim të kësaj jave, duke thënë se Mbretëria e Bashkuar po vuante një pushtim.”
Cleverly, duke folur nga një takim i ministrave të jashtëm të G7 në Gjermani, i tha agjencisë së lajmeve PA se ata e kishin diskutuar këtë çështje kur ai foli me Ramën gjatë javës, shkruan The Independent.
“Ne folëm me Ramën për gjërat për të cilat ka folur Sekretarja e Brendshme, që është numri shumë i konsiderueshëm i shqiptarëve që rrezikojnë veten e tyre në duart e trafikantëve.”
“Sigurisht që kemi diskutuar situatën si dhe bisedat dhe deklaratat që janë bërë nga të dyja anët.”
“Përfundimi është se unë dhe kryeministri patëm një bisedë shumë të mirë, një bisedë shumë miqësore edhe për shkak se kemi një marrëdhënie shumë të mirë pune.”
Më herët, Downing Street këmbënguli se emigrantët “meritojnë të trajtohen me dhembshuri dhe respekt”.
Rreth 40,000 emigrantë kanë mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar pasi kanë kaluar Kanalin deri më tani këtë vit. Por asnjë kalim nuk është regjistruar nga Ministria e Mbrojtjes (MM) gjatë tre ditëve të fundit. Totali i përkohshëm deri më sot për vitin 2022 është 39,913