Lufta më afër se kurrë! Grekët bëhen gati: Ja kur mund të na sulmojë Erdogani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Turqisë Erdogan ka bërë shpesh paralajmërime të forta ndaj Greqisë duke kërcënuar edhe me luftë.

Mirëpo, kësaj here, grekët e kanë marrë seriozisht dhe duket se po bëhen gati për luftë.

Mediat greke kanë dhënë alarmin në lidhje me ndonjë episod të mundshëm lufte me Turqinë deri në fund të prillit të vitit të ardhshëm nëse Erdogani sheh se i rrezikohet pushteti.

Protothema ka bërë një shkrim të gjatë në lidhje me balancat e fortës dhe situatën në Mesdhe duke theksuar se gjithçka mund të ndodhë gjatë gjashtë muajve të ardhshëm dhe grekët duhet të bëhen gati. Gazeta greke i referohet burimeve qeveritare në Greqi

Çfarë shkruan Protothema:

Një lojë me zjarrin mes Turqisë dhe Greqisë do të zhvillohet gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, deri në fund të prillit 2023, kur vendi fqinj do të futet në ethet e periudhës parazgjedhore, siç parashikohet nga figurat kryesore të qeverisë greke. Gjatë gjashtë muajve në vazhdim deri në maj, pala greke po përgatitet për të gjitha eventet, pasi në Athinë kryeministri, udhëheqja e diplomacisë greke dhe aparati ushtarak i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare e kuptojnë se askush nga aleatët e Greqisë në tërësi, madje edhe vetë bota nuk është në gjendje të parashikojë se ku do ta çojë Turqinë dhe raportetet me ne Rexhep Tajip Erdogan.

Me qëllim që presidenti i Turqisë të vijë në vete dhe të ndalojë kërcënimet për luftë kundër Greqisë, në Athinë janë aktivizuar kanalet e komunikimit me vendet mike dhe aleate ku ka një mirëkuptim të përbashkët për rolin destabilizues të Ankarasë.

Më tej, gazeta flet edhe për një sulm të mirëfilltë ushtarak të Turqisë ndaj ishujve grekë që janë përballë tokës turke.

Lexo edhe :  Temperatura deri në -7 °C, reshje shiu dhe dëborë, parashikimi i motit për javën që vjen

Si në kanalet zyrtare të komunikimit ashtu edhe në diskutimet jozyrtare midis zyrtarëve grekë dhe bashkëbiseduesve të tyre perëndimorë, ka një shqetësim të vazhdueshëm për një sulm turk në Egje. Të gjithë e kanë të paqartë tani se cilat janë qëllimet e vërteta të Erdoganit në Egje dhe janë gati për çdo skenar. Pyetja është: A do të kalojë Erdogani në sulm ushtarak apo thjesht do të vijojë në retorikën e fortë ndaj Greqisë.

Në kuadër të përgatitjes së qytetarëve turq për çdo skenar, Erdogani vazhdon të demonizojë Greqinë duke akuzuar Athinën për qëndrim agresiv dhe armiqësor me rastin e debatit të brendshëm për shtrirjen e mundshme të ujërave territoriale greke në 12 milje detare në jug të Kretës.

Pasi u parapri nga ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu, i cili kërcënoi me luftë duke e bërë të qartë se Ankaraja nuk do të lejonte që ujërat territoriale greke të zgjerohen as një milje përtej 6 miljeve detare, Erdogan mori përsipër të specifikonte “përgjigjen” e planifikuar të tyre.

Turqia do të futet në zgjedhjet Presidenciale në pranverën e ardhshme, të cilat konsiderohen tepër delikate për pushtetin e Erdoganit pasi ekonomia turke po performon dobët, gjë e cila konsiderohet si e vetmja që mund të kërcënojë partinë aktuale që drejton vendin. Prandaj, ekspertët ndërkombëtare dyshojnë se Erdogan mund të nxisë një konflikt të jashtëm me qëllim forcimin e pozitave brenda Turqisë duke bërë që grekët të jenë të parët të rrezikuar.

Të fundit

Fadroma në ndërtimin pa leje të ish-gjyqtares Fetahu e lidhur me bandat

Pak kohë më parë në emisionin “Stop” u tregua sesi ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu që u provua të...

Nga kosi te kokoshkat/ Ushqimet e shëndetshme të cilat mund të konsumoni gjatë darkës

Të gjithë e kemi përjetuar atë ndjenjën e urisë gjatë orëve të vona të natës. Fatkeqësisht, të ngrënit vonë shpesh lidhet me shtimin në...

Mjekët paralajmërojnë/ Mos e injoroni këtë simptomë të ftohjes nëse zgjat më shumë se..

Dr. Shireen ka paralajmëruar se një kollë e vazhdueshme për më shumë se tre javë nuk duhet të neglizhohet. Edhe pse simptomat e ftohjes,...

Po zien rrjeti! Ledion Lico bënë veprimin e papritur me unazën e martesës (Foto)

Në vitin 2018, Liço u martua me Sara Hoxhën, bashkëpronare e Top Medias, dhe së bashku kanë tre fëmijë. Çifti duket të kenë jetë të...

Administrata Trump pezullon disa programe që u japin leje qëndrimi imigrantëve!

Administrata e Presidentit Donald Trump ka pezulluar disa programe të posaçme për disa grupe emigrantësh. Në bazë të vendimit agjencia federale ‘Shërbimet për Shtetësi dhe Emigracion të...

Lajme të tjera

Web TV