Serbia bën thirrje për vullnetarë të armatosur: Mosha 19 deri në 30 vjeç, do kenë rrogë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet serbe ftojnë të rinjtë të shërbejnë vullnetarisht në ushtri, do të kenë edhe rrogë.

Ministria e Mbrojtjes fton të gjithë qytetarët e Republikës së Serbisë nga mosha 19 deri në 30 vjeç, të cilët dëshirojnë të veshin uniformën e Ushtrisë së Serbisë, të aplikojnë për shërbimin vullnetar 6-mujor ushtarak me armë. Regjistrimi për afatin ushtarak të dhjetorit zgjat deri në fund të nëntorit, thuhet në mediat e huaja 

Të rinjtë dhe të rejat që vendosin të kryejnë vullnetarisht shërbimin ushtarak në Ushtrinë e Serbisë, përveç mundësisë për të fituar aftësi të reja, do të njihen me armatimet dhe pajisjet moderne ushtarake dhe do të marrin një pagë mujore prej rreth 38.000. dinarë (324 euro). , atyre do t’u sigurohet kompensim për shpenzimet e udhëtimit, sigurimet shëndetësore, akomodimi, ushqimi, si dhe veshje e këpucë ushtarake.

Gjithashtu, pas përfundimit të shërbimit ushtarak, të rinjve dhe të rejave të interesuara u jepet mundësia që menjëherë pas procedurës së përshpejtuar të hyjnë në shërbimin profesional ushtarak në Ushtrinë e Serbisë.

Ministri i Mbrojtjes Millosh Vuçeviç u bëri thirrje gjithashtu djemve dhe vajzave nga mosha 19 deri në 30 vjeç të regjistrohen.

“Djemtë dhe vajzat që dëshirojnë të shërbejnë ushtarakë me uniformë, përveç njohurive dhe aftësive të reja, do të përfitojnë edhe shpenzimet e udhëtimit, kujdesin shëndetësor, akomodimin, ushqimin, veshjet dhe këpucët ushtarake, si dhe do të marrin një pagë mujore prej rreth 38.000 dinarë shërbimin ushtarak, ata menjëherë mund të hyjnë në shërbimin profesional ushtarak, ka bërë të ditur Vuçeviq në Instagram.

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV