Aeroporti i Vlorës/ Rama: Në fund të vitit 2024 do të kemi fluturimin e parë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar këtë të premte një takim me turoperatorët në Vlorë. Rama u shpreh se Vlora ka pasuar ndryshime si pasojë e projekteve të zhvilluar në këtë qytet.

Gjithashtu Rama tha se në fund të vitit 2024 pritet të zhvillohet fluturimi i parë në Vlorë, pasi sipas tij punimet për aeroportin janë në zhvillim e sipër.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Në themi çdo shaka është gjysma e të vërtetës. Ju faleminderit për këtë moment. Më vjen keq për vonesën dhe pamundësinë për të qenë dhe pasur një takim më të gjatë, por për shkaqe objektive, u vonuam pak. Gjithsesi më vjen mirë që Vlora sot është pasqyrë kuptim plotë e një transformimi që ka filluar të prodhojë ekonomi dhe të rrisë kërkesën turistike për Vlorën në mënyrë të vazhdueshme. Kjo është një sfidë për të pasur më shumë kapacitete dhe për të pasur shërbim më të mirë sepse në fund të ditës, shërbimi dhe cilësia e shërbimit janë ato që bëjnë diferencën. Më vjen mirë që tani e kemi nisur me dy kantierë të mëdha që do i japë shtysë të madhe turizmit, ekonomisë. Porti turistik do të sjellë një Vlorë një tjetër kategori turistësh dhe portit të ri tregtar që do të lehtësojë industrinë e peshkimit…Me kantieret e reja që janë hapur dhe do hapen do t’i japin një impuls të ri Vlorës. Pa harruar aeroportin u punimet ecin shumë mirë dhe fluturimin e parë do ta kemi në fund të vitit 2024 dhe shpresojmë të mos kemi surpriza. Aeroporti i Vlorës pati shtyrje që ishin jashtë vullnetit tonë, por tani është tërësisht në vijë dhe nëse nuk ndodh ndonjë gjë e paparashikuar jam besimplotë që në fund të vitit 2024 do të kemi fluturimin e parë.

Të fundit

Torino mposht pastër Milanin në shtëpi, kuqezinjtë zbresin me “këmbë në tokë”

Milani “ul këmbën nga gazi” në këtë fund sezoni, kur nuk ka më asnjë objektiv për të arritur. Skuadra...

Bashkim në perversitet!

Nga Mero Baze Për të kuptuar dilemat që kanë opozitarët tanë dhe dilemat që ka familja Berisha, mjafton të dëgjoni dialogun mes Flamur Nokës, idiot...

REL: Shqipëria përgatitet për rekrutimin e dhjetëra mijëra punëtorëve të huaj

Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje që do...

Rithemelimi ‘thumbon’ qeverinë: Po favorizon “miqtë importues”

Anëtari i Këshillit Bashkiak, Dorian Teliti, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ka reguar ashpër lidhur me rritjen e akcizës për...

“Jam totalisht i thyer”/ Afrona e pyet nga vijnë ndarjet, ja si përgjigjet Blero

I ftuar në një program televiziv, ka qenë këngëtari i njohur ish konkurent në BBVK Blero Muharremi. Ai edhe pse ka qenë shumë i vetëpërmbajtur...

Lajme të tjera

Web TV