Alarmi nga koronavirusi, Presidenti i FIFA-s tregon a rrezikohet Euro 2020-a

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koronavirusi ka alarmuar çdo person  në çdo cep të botës dhe përfshirë këtu edhe botën e sportit.

Madje është duke u aluduar se mundet që të anulohet edhe zhvillimi i Europianit të këtij viti, që është planifikuar për t’u zhvilluar në 12 qytete të kontinentit, ku përfshihet edhe ai i Romës.

Megjithatë situata në Itali është shumë delikate në tre nga rajonet më të mëdha të vendit që kanë shumë persona të prekur nga ky virus i rrezikshëm, si Lombardia, Veneto dhe Emilia Romanja të shpallura zonë e kuqe nga qeveria.

Megjithatë Presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino ka deklaruar se nuk ndihet i shqetësuar, ndonëse qeveria e futbollit nuk injoron asnjë skenar.

“Nuk mund të përjashtojmë asgjë, por nuk duhet të na zërë paniku. Personalisht, nuk jam i shqetësuar, por duhet t’i shohim me shumë seriozitet zhvillimet. Shpresojmë që të mos arrijmë deri në pezullimin e eventeve të rëndësishme të shkallës globale.”-tha ai./Fjala.al/

Të fundit

Policia nis ‘aksionin’ për vendosjen e paligjshme të pajisjeve të plazhit

Në terren kanë ndërhyrë strukturat e Policisë Bashkiake, inspektorët e mbrojtjes së territorit dhe shërbimet vendore, me mbështetjen e...

Paralajmëroi luftë në PD/Gjokutaj: Berisha e nxori nga koma PD-në, s’ka arsye të largohet

Avokati Genc Gjokutaj, ka komentuar statusin e pak ditëve më parë, ku paralajmëronte se disa deputetë të PD po tentojnë të rrëzojnë Berishën. Ai...

Sigurimi i pronës me SIGAL, modeli europian që duhet përqafuar në Shqipëri

Ngjarjet aksidentale dhe fatkeqësitë natyrore janë bërë një realitet i pandashëm i përditshmërisë. Një zjarr i papritur ra dyditë më parë në zonën e...

6 fakte të çuditshme që tregojnë pse dhe si tërhiqemi nga njerëz të caktuar

Dashuria dhe tërheqja janë një labirint më vete - edhe shkenca po përpiqet ende të gjejë daljen. Por ajo që dimë me siguri është...

“Defender 25” vijon stërvitjen në zonën e Bizës, Vengu: Rrisim gatishmërinë operacionale

Forcat e Armatosura vijojnë stërvitjen “Defender 25” në zonën stërvitore të Bizës. Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ka ndarë në rrjetet sociale foto nga...

Lajme të tjera

Web TV