Realizohet me sukses ndërhyrja e vështirë në QSUT

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekipi i Neurokirurgjisë në QSUT ka realizuar një tjetër ndërhyrje të suksesshme.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila thekson se mjekët kryen klipimin e aneurizmës së 1/3 së mesme të arteries bazilare tek një 46 vjeçar.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Manastirliu thotë se pacienti është drejt rekuperimit të plotë.

“Një tjetër ndërhyrje e suksesshme u realizua nga ekipi i Neurokirurgjisë në Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë.

Klipimi i aneurizmës së 1/3 së mesme të arteries bazilare tek një 46 vjeçar u krye me sukses dhe pacienti tashmë është drejt rekuperimit të plotë.

Ekipit me neurokirurg Dr. Artid Lame, Dr. Maren Ruka, Dr Thoma Kalefi dhe i gjithë ekipi i Neurokirurgjisë”, deklaron ministrja.

Të fundit

SPAK si një radiografi e demokracisë në PD

Nga Mero Baze Edhe individët e PS të penalizuar nga SPAK nuk janë të kënaqur prej tij, por ata bëjnë...

Flet ish-burri i Parashqevi Simakut: Ajo u zhduk vetë, na braktisi mua dhe djalin

Bashkëshorti i Parashqevi Simakut, Robert Nolfe, ka rrëfyer pjesën e tij të historisë lidhur me ish-bashkëshorten e tij dhe zhurmën e krijuar këto ditë. Në...

Gaspër Çurçia, Parashqevi Simaku, dhe maskarenjtë e Ali Asllanit

Nga Sefer Pasha   Gaspër Çurçia ishte muzikant. Ai i binte trombës si askush tjetër. Dhe është i papërsëritshëm. Ka shkëlqyer në disa festivale të Radjo...

Osmani në samitin BE-Ballkani Perëndimor: BE po i bën padrejtësi Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka kritikuar Bashkimin Evropian se është i “padrejtë” ndaj Kosovës në politikat e saj në Ballkanin Perëndimor, duke...

PD kërkon faljen e gjobave për energjinë elektrike

Qeveria mori nismën për faljën e gjobave të vendosura për ndërtimet pa leje në zonat ruale, po ndonëse nga PD cilësohet si veprim që...

Lajme të tjera

Web TV