Rikthehet Superliga, Laçi i merr 3 pikëshin Bylisit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Laçi dhe Bylisi kanë mbyllur pak minuta më parë javën e 25-ë të Kategorisë Superiore nga ky fitues kanë rezultuar të jenë kurbinasit.

Skuadra e Laçit ka marrë 3 pikëshin me rezultatin 2-1 në një takim që ishte I fortë nga të dyja skuadrat.

Me pikët e grumbulluara deri më tani Bylis qëndron në vendin e 6-ë të kategorisë, ndërsa Laçi ngjitet në vend të 3-ë, por duhet të theksojnë se ndeshjet e tjera të javës së 25-ë nuk janë zhvilluar ende dhe përfundimi I tyre mund të sjellë sërish ndryshim në renditje.

Në këtë takim për laçianët kanë shënuar Bedri Greca, I cili zhbllokoi rezultatin në minutën e 57-ë të lojës, ndërsa më pas ishte Donald Rrapo ai I cili dyfishoi rezultatin për skuadrën bardhezi në minutën e 85-ë të sfidës.

Ndërsa për ekipin e Bylisit goli I vetëm në këtë takim erdhi nga Emiliano Sueiro, që shënoi në minutën e 64-t të lojës, duke barazuar shifrat, ndonëse ky barazim nuk u arrit të mbahet.

Ndërkohë në orën 17:00 prite që të luhen edhe 4 takimet e tjera të kësaj jave të Superligës./Fjala.al/

Të fundit

Pallatet s’janë më “pa zot”! Çfarë ndryshimesh sjell ligji i ri për bashkëpronësinë

Në ditën e parë të muajit gusht, ka hyrë në fuqi ligji i ri Nr. 55/2025 “Për administrimin e bashkëpronësisë...

Qeveria italiane shtyn BE-në për emigrantët, por mbetet dilema e “vendeve të sigurta”

Përshtatur në shqip, artikull i La Repubblica Komisioni Europian mbështet presionin e Italisë dhe është i gatshëm të përshpejtojë zbatimin e Paktit të ri për...

Itali, dhjetë të vdekur nga virusi i Nilit Perëndimor

Numri i të vdekurve nga virusi i Nilit Perëndimor në Itali që nga fillimi i vitit u rrit në dhjetë pasi një grua 93-vjeçare...

Vëzhgim: Autostradat pa destinacione të shqiptarëve

Nga Leonard Veizi Në fundjavë, njeriu kërkon të gjejë ca orë prehje. Ndaj niset për të kapur, o ndonjë majë mali, ose ndonjë buzë përroi....

Fruti antioksidues i verës që i bën mirë zemrës dhe përmirëson gjumin

Një nga frutat më të shijshme të verës, qershitë  kanë veti që i bëjnë ato thelbësore në dietën tonë. Ato zvogëlojnë inflamacionin, përmirësojnë gjumin, rrisin...

Lajme të tjera

Web TV