Mes emocioneve Fifi jep lajmin e bukur për të gjithë: Jam në pritje të ëmbël

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kantautorja e njohur Filloreta Raçi, Fifi ka deklaruar se është shtatzënë.

Lajmin e madh ajo e dha mbrëmjen e tretë të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, ku u interpretuan nga pjesëmarrësit këngë hite të festivalit ndër vite.

“Jam njeriu më i lumtur në botë. Unë po pres një fëmijë! Kënaqësia më e madhe është se nuk kam kënduar vetë, kam kënduar me fëmijën tim brenda. Zoti i bekoftë të gjitha mamatë”, ka deklaruar Fifi në skenën e madhe të Pallatit të Kongreseve.

Ajo është prej kohësh në lidhje me sipërmarrësin Adis Patushi, me të cilin tashmë shumë shpejt do të bëhen prindër

 

“Jam duke rritur diçka shumë të shenjtë brenda meje, që është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër”, shtoi ajo.

Fifi merr pjesë në edicionin e 61-të të Festivalit të Këngës në RTSh me këngën “Stop”, të kompozuar nga vet ajo.
Lajmin e bukur Fifi e ka ndarë dhe në rrjetet sociale.

Të fundit

Kërcënonte inspektorët e IMT, arrestohet 23-vjeçari që maskohej si shofer në SPAK

Policia e Tiranës ka ndaluar 23-vjeçarin Romario Ibraliu, i cili prezantohej si shofer i kancelares së SPAK dhe kërcënonte...

Shqipëria po braktiset edhe nga të huajt

Jo vetëm nga shqiptarët... Shqipëria po braktiset edhe nga të huajt. Nga mbi 6 mijë e në 2019-n, vitin e shkuar pati vetëm 104...

13 mijë të huaj janë pajisur me leje pune në Shqipëri

Shqipëria po josh të huajt. Synimet për të zëvendësuar fuqinë punëtore nga vendet e tjera, ndonëse me ulje-ngritje po japin rezultat. Sipas të dhënave...

7 vite më e madhe, Lamine Yamal zbulon të dashurën

Emri i Lamine Yamal përbën sensacion në media, pavarësisht nëse ai është në fushën e blertë apo jetën private. Edhe pse është aluduar shumë...

Kush është 60-vjeçarja që u bë sot deputetja e 140-të e Parlamentit?

Ana Dajko është deputetja e vetme që do të përfaqësojë partinë “Shqipëria Bëhet” në legjislaturën e shtatorit në Kuvendin e Shqipërisë. 60-vjeçarja është mamaja...

Lajme të tjera

Web TV