Veliaj vizitë në Kanada, pritet nga komuniteti shqiptar: Duhet të jemi gjithmonë bashkë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka nisur një vizitë zyrtare dy ditore në Otava të Kanadasë, përpara se të niset për në Toronto, ku do të mbajë një fjalë si i ftuar në Forumin Urban Botëror.

Ai u prit dje nga komuniteti shqiptar në Otava dhe mori pjesë në çeljen e ekspozitës “Diplomart”, e realizuar nga artistët shqiptaro-kanadezë, Entela Konomi, Kastriot Dervishi dhe Altin Muciqi.

Në takimin me komunitetin shqiptar, kryebashkiaku Veliaj i falenderoi ata për mikpritjen dhe shprehu vlerësimin e tij për punën e artistëve, duke i konsideruar një vlerë të shtuar për komunitetin shqipfolës në Kanada.

“E falenderoj shumë ambasadorin sepse sot ambasada është kthyer në një shtëpi të të gjithë shqiptarëve. Fakti që këtu kemi një vatër, një strehë, një derë të hapur është një arritje shumë e madhe.

Kjo ekspozitë është si një gur i hedhur që bën rrathë dhe jep shpresë, lëviz pak komunitetet, ndaj sot kam vetëm mirënjohje për të gjithë artistët tanë. Jam shumë i impresionuar për faktin se sot bashkohemi nëpërmjet artit.

Ka disa njerëz që sportin e cinizmit e kanë shumë pasion dhe në fakt është një pak sport ballkanik, por unë besoj fort se një nga pasaportat tona më të mëdha e më të vyera është pasaporta e artit dhe kulturës”, tha Veliaj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ai shtoi se marrëdhëniet mes Kanadasë dhe Shqipërisë sot janë në ditët më të mira. “Unë nuk besoj se kemi pasur ditë më të mira të marrëdhënieve shqiptaro-kanadeze dhe pavarësisht sportit kombëtar për t’u ankuar, duhet gjithashtu të jemi pak reflektues për të kuptuar se ne shqiptarët sot jetojmë ditët tona më të mira.

Tirana vjet ishte Kryeqyteti Europian i Rinisë, këtë vit është Qyteti Europian i Sportit, dhe me shpresë vitin tjetër kemi aplikuar për të qenë Kryeqyteti i Kulturës, dhe nëse nuk e kuptojmë nga kemi ardhur dhe ku po shkojmë, atëherë sigurisht që të jesh cinik është gjëja më e thjeshtë.

Lexo edhe :  Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, përfitojnë qindra qytetarë

Por, unë besoj se gjërat ndryshojnë nga njerëzit që e hedhin atë gurin, që e përzien pak ujin, ndaj për të gjithë ata shqiptarë që e kanë nisur nga zero, që kanë përveshur mëngët dhe në vend që të bëjnë teori, thjesht i janë shtruar punës duke dhënë maksimumin e tyre, keni gjithë respektin, gjithë mirënjohjen edhe gjithë falenderimet e mia”, u shpreh kryebashkiaku.

Mandej, ai theksoi faktin se mes shqiptarëve duhet të ketë vetëm bashkim, sepse kemi një rrënjë. “Kam frikë se, në disa rrethe në internet, është normalizuar disi me qenë kundër Tiranës, apo kundër Amerikës dhe Europës; me demek kundër ‘kolonizatorëve’, që mund të jenë Tirana, Brukseli, ose Uashingtoni.

Por, kjo është një modë shumë e rrezikshme. Unë mundohem të flas me kryetarët e bashkive në Maqedoninë e Veriut, me kryetarët e bashkive në Kosovë, por kjo modë duhet dekurajuar. Shikoni pak se çfarë ndodhi në Izrael. Mund të jesh fuqia më e madhe teknologjike në Mesdhe, por kërkon gjithmonë aleancë.

Kurse ne aleatët i kemi natyralë. Ne në çdo anë të kufirit kemi shqiptarë të tjerë. Të kthehet në modë mes shqiptarëve me shajt njëri-tjetrin, me i gjet cene njëri-tjetrit, është një sport shumë i rrezikshëm.

Shpresoj shumë që ky bashkim dhe kjo vëllazëri që kemi këtu, të jetë frymëzim për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Ne mund të jemi me parti të ndryshme, mund të jemi me politika të ndryshme, mund të jemi me lokacione të ndryshme, sepse jemi në zona të ndryshme gjeografike, por nuk mund të harrojmë që sistemi ynë i vlerave është i njëjtë, emëruesi ynë i përbashkët, kemi një rrënjë shqiptare”, tha Veliaj.

 

Pas vizitës në Otava, ku pritet të takohet edhe me kryebashkiakun e qytetit, Veliaj do të marrë pjesë në Forumin Urban Botëror në Toronto./   S.M

 

Të fundit

3500 euro për letrat greke! Shoferi i autobusit si “agjenci punësimi”

Megjithëse është vetëm shofer dhe s’ka agjenci punësimi, Vango Zoto i mori një familje nga Delvina 3500 euro...

Greqia në alarm për situatën në Lindjen e Mesme, mbledhje urgjente!

Ministri grek i Mbrojtjes Nikos Dhendias ka thirrur pasditen e së mërkurës një mbledhje të jashtëzakonshme në sallën e Këshillit të Shefave të Shtabit...

“Me këtë strategji PD po e mbyll qepenin, zgjedhjet bashkiake…”

“Zgjedhjet lokale vijnë shpejt, njerëzit nuk janë budallenj…”, Lami: Me këtë strategji PD e ka mbyllur qepenin Analisti politik Roland Lami, në një koment gjatë...

Federata Angleze akuzon për doping shokun e Brojës te Chelsea

Mykhailo Mudryk është zyrtarisht akuzuar nga Federata Angleze e Futbollit (FA) për shkelje të rregullave antidoping, duke përballur mundësinë e një pezullimi deri në...

Netanyahu falënderon Trump për mbështetjen ndaj Izraelit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu falënderoi Presidentin e SHBA-së, Donald Trump për “qëndrimin në krahun tonë” ndërsa Izraeli ecën përpara me luftën e tij kundër...

Lajme të tjera

Web TV