Tërmeti, vijnë ndihmat e para logjistike nga SHBA-të

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tërmeti i 26 nëntorit që goditi Shqipërinë tregoi solidarizim jo vetëm brenda vendit, por edhe në rajon si dhe nga bota. Nga shumë vende të botës nuk kanë munguar solidariteti njerëzor dhe ndihmat e ekipeve të specializuara në emergjencat civile.

Por pas kësaj, duket se radha po i vjen ndihmave materiale dhe ekonomike. Shtetet e Bashkuara i dhuruan sot Forcave të Armatosura Shqiptare mbi 330 mijë dollarë pajisje, për raste emergjencash, në mbështetje të përpjekjeve të vazhdueshme humanitare pas tërmetit të 26 nëntorit.

Gjeneratorët, tendat, elementët e ngrohjes dhe pajisjet e tjera të dhuruara do të ndihmojnë gjithashtu edhe në përpjekjet e ardhshme humanitare dhe të reagimit ndaj emergjencave.

Njoftimi është bërë publik në faqen zyrtare në “Facebook” të ambasadës Amerikane në Tiranë:

“??️ | Sot, qeveria e Shteteve të Bashkuara u dhuroi Forcave të Armatosura Shqiptare mbi 330,000 dollarë pajisjesh për raste emergjencash, në mbështetje të përpjekjeve të vazhdueshme humanitare pas tërmetit të 26 nëntorit. Gjeneratorët, tendat, elementët e ngrohjes dhe pajisjet e tjera të dhuruara do të ndihmojnë gjithashtu edhe në përpjekjet e ardhshme humanitare dhe të reagimit ndaj emergjencave. #ShBAQendronKrahShqiperise”

Rikujtojmë se nga tërmeti me madhësi 6.4 ballë humbën jetën 51 qytetarë, mbetën mijëra të pastrehë nga dëmtimi i 8 mijë pallateve dhe banesave në tre qarqe, Tiranë, Durrës dhe Lezhë. Shkalla e dëmit mendohet të jetë disa qindra milion euro.

Tirana ka nisur rimëkëmbjen dhe rikthimin në normalitet për të gjitha familjet që u prekën nga tërmeti i 21 shtatorit. Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me biznesin e ndërtimit, po punon për rindërtimin sa më parë të të gjitha shtëpive të dëmtuara, ndërkaq nuk mungon as solidariteti për ndihma konkrete në ushqime, veshje dhe pajisje elektroshtëpiake.

Lexo edhe :  Rama pret në Rinas presidentin e Emirateve të Bashkuara: Mik i shtrenjtë i shqiptarëve

Buxheti i shtetit do të mbajë barrën më të madhe pas tërmetit tragjik. Buxheti ka një barrë të jashtëzakonshme për të mbajtur të gjitha nevojat, sepse jeta normale do të kthehet dhe dielli do të dalë prapë dhe asgjë nga ato që bëhen nuk mund t’u privohet njerëzve.

Idetë janë të mira dhe skema që po formësohet është fituese, buxhet-donatorë dhe kontributet e njerëzve që janë të papërfillshme në raport me të tërën, por janë të nevojshme”,- është shprehur kryeministri Rama./Fjala.al/

Të fundit

Trump donte të anulonte kontratat qeveritare me Musk. Pse ndryshoi plani?

Për qeverinë amerikane, ndarja me Elon Musk është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Pasi Elon Musk kritikoi...

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Igor Popoviq. Ai dyshohet...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Lajme të tjera

Web TV