Temperaturat për këtë dimër kanë arritur një nivel të lartë historik në një numër vendesh në të gjithë Evropën.
Edhe pse jemi në janar në Varshavë, Poloni, temperaturat kanë arritur në 18.9C, ndërsa Bilbao, Spanjë, ishte 25.1C, shkruan BBC.
Temperaturat në Holandë, Lihtenshtajn, Lituani, Letoni, Republikën Çeke, Poloni, Danimarkë dhe Bjellorusi thyen rekordet kombëtare. Rekordet krahasuar me vitet më parë janë thyer dhe në Gjermani, Francë dhe Ukrainë.
Vetëm disa ditë më parë, Britania e Madhe, Irlanda, Franca dhe Spanja e shpallën vitin 2022 vitin e tyre më të nxehtë në histori.
Valët e të nxehtit janë bërë më të shpeshta, më intensive dhe zgjasin më gjatë për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit.