Mjeku Pipero: Koronavirusi duhet të ketë hyrë në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku infeksionit në QSUT, Pëllumb Pipero, është shprehur në “Opinion” se deri më tani nuk ka konfirmim zyrtar për pacient të prekur me koronavirus në Shqipëri.

Pipero tha se koronavirusi mund të kaloj nga një person i infektuar të një njëri i shëndosh dhe pa shfaqur simptoma. Po ashtu, mjeku tha se personalisht mendon se koronavirusi duhet të jetë futur në Shqipëri.

“Fakti që në Itali pacienti i parë u zbulua pas 7-8 ditësh pais ishte shtruar në spital, do të thotë se koronavirusi ka qarkulluar 2 javë më parë në Itali. Ky është një virus që që ka periudhe inkubacioni shumë të gjatë. Faktet dëshmojnë që virusi mund të transmetohen nga një njeri i prekur tek një njeri i shëndosh pa pasur simptoma. Unë mendoj personalisht që koronavirusi duhet të ketë hyrë në Shqipëri, ndoshta nuk jam i saktë, mund të kem gabuar. Aktualisht nuk ka asnjë të dhen që të kemi qarkullim të shtuar në Shqipëri”, u shpreh Pipero.

Gjithsesi, drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj u shpreh se koronavirusi nuk ka hyrë në Shqipëri.

“Unë mendoj se nuk ka ardhur në Shqipëri koronavisrusi për disa motive. Po hyri virusi përcjelljen nga personi tek personi dhe nuk e komandon do të më e kjo do të shfaqej tek personat, gjë e cila nuk është shfaqur. 50 personave u janë bërë analizat dhe janë negativë dhe rezultojnë se kanë gripin A dhe B dhe kemi skeduar 726 persona përmes 127, që telefonojnë. Një që ka temepraturë dhe dhimbje fyti nuk ka urgjencë, ka kohë që ta vlerësosh mirë. Shumica e mostrave për analizat janë marrë në shtëpi”, tha Brataj.

Të fundit

Milani e nis me fitore sezonin e ri dhe mposht Barin në fazën 1/32 të Kupës së Italisë

Milani ka mposhtur Barin në sfidën e vlefshme për fazën e 1/32 të Kupës së Italisë. Sfida u fitua 2 me...

Paralajmërimi i fuqishëm që Princesha Diana kishte bërë për William dhe Harryn

Harry dhe William kanë përjetuar humbjen më të madhe në gusht të vitit 1997, me vdekjen e nënës së tyre, Princeshës Diana. Edhe pse me...

Zbulohet se kur mund të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë bashkë prej nëntë vitesh, që nga viti 2016. Influencuesja dhe futbollisti portugez kanë formuar një familje shumë të madhe,...

Zhvillohet metoda revolucionare për trajtimin e pacientëve pas atakut kardiak

Nga Enver Robelli Një grup shkencëtarësh në Zvicër nën drejtimin e profesorëve Omer Xhemali dhe Robert Katzschmann kanë krijuar një arnim kardiak të ndërtuar nga indi...

Zjarret/ 87 vatra zjarri të regjistruara në Kosovë, 8 prej tyre ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë bën të ditur se në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri. Prej tyre, 79 janë...

Lajme të tjera

Web TV