Mbledhja e grupit të PS/ Rama e nis me kritika, vlerëson Spiropalin, rezerva për Xhaçkën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar, kryesocialisti Edi Rama mblodhi grupin parlamentar, ku mirëpriti në këtë mbledhje edhe deputetin e qarkut Shkodrës Agron Cela.

Rama ka qenë kritikë me të tijët, përfshi këtu deputetët, të cilët i kritikoi për mungesa në komisione duke pamundësuar herë pas here mbledhjet.

Pakënaqësi kryesocialisti ka shprehur edhe ndaj ministrave të kabinetit qeveritar, për performancën e tyre në Kuvend.

Ndërsa ka vlerësuar sipas raportit, përformancën e Elisa Spiropalit, kreu i qeverisë ka patur rezerva për ministren Xhacka.

Gjithashtu kritika ka patur edhe për efektivë të policisë, të cilët sipas Ramës marrin para për të ndërtime pa leje.

Më specifikisht, kritikat e kreut të qeverisë kanë qenë për deputetët e qarkut të Vlorës. “ Të gjithë kanë kërkuar të bëhen kryetarë bashkie”, mësohet të jetë shprehur Kreu i PS në këtë mbledhje, duke patur në vëmendje këtu se në zgjedhjet vendore të 14 majit, socialistët nuk e kanë ende një kandidat për kryetar Bashkie.

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV