Mandati i Olta Xhaçkës, nis seanca në Gjykatën Kushtetuese për ministren e Jashtme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata Kushtetuese ka nisur pak minuta më parë seancën e parë për kërkesën e deputetëve demokratë, për heqjen e mandatit të ministres së Jashtme Olta Xhaçka. Kjo, pasi bashkëshorti i saj Artan Gaçi është shpallur investitor strategjik.

Sipas avokatit të Xhaçkës, Genci Çifligu, shqyrtimi i papajtueshmërisë së mandatit në Gjykatën Kushtetuese është në tejkalim të afateve kohore të parashikuara në ligj dhe kësisoj “nuk përbën subjekt kushtetues”.

Kërkesa thotë ai, duhet çuar në gjykatë jo më vonë se 3 muaj nga konstatimi i papajtueshmërisë.

Mbrojtja këmbëngul po ashtu se nuk ka qenë vetë Xhaçka që ka bërë veprime që mund të çonin në përfitime nga pasuritë publike dhe se është e parregulluar në ligj përgjegjësia që duhet të ketë deputeti për sjelljen e familjarëve të tij.

“Kushtetutëbërësi ka vënë kushte në sjelljen e secilit deputet, por në këto parashikime nuk merret  parasysh sjellja apo kushtet e një entiteti tjetër të ndryshëm nga deputeti, si në rastin konkret ajo e një shoqërie tregtare, qoftë me ortak/aksioner bashkëshortin e deputetes,” thuhet në dokumentin e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërkohë, deputetët e Partisë Demokratike pretendojnë se Xhaçka ka shkelur Kushtetutën duke përfituar nga pasuritë publike, pasi bashkëshorti i saj fitoi statusin “investitor strategjik” dhe të drejtën për përdorimin e bregdetit para hotelit që do të ndërtojë në jug të vendit.

Kompania e Gaçit, ish-deputet i Partisë Socialiste, mori në mars të vitit 2021 statusin ‘investitor strategjik’ për ndërtimin e një hoteli me pesë yje dhe me kapacitet prej 106 suitash në Dhërmi, të quajtur “Dreamades Luxury Suites”.

Statusi “investitor strategjik” parashikon përfitime publike për fituesin, reduktim të TVSH-së,  procedura të përshpejtuara administrative, akses në infrastrukturë dhe rrjetin elektrik, si dhe përdorimin e tokës shtetërore si plazh para hotelit.

Të fundit

Rikthehen reshjet në gjithë vendin, parashikimi i motit për sot

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.  Moti parashikohet të jetë...

Sot mbledhja e përbashkët e parlamenteve Kosovë-Shqipëri, i pranishëm Rama dhe Kurti

Sot do të mbahet mbledhja e përbashkët mes dy parlamentëve, të Shqipërisë dhe të Kosovës. Nga vendi ynë të pranishëm do të jenë 60...

Protesta e 23 dhjetorit, Berisha zbulon skenarin e protestës: Do ketë tronditje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zbuluar detaje nga protesta e radhës që do të mbahet më 23 dhjetor. Në një intervistë televizive,...

Wisner:Administrata Trump sdo të duhej të tundohej nga zgjidhjet territoriale në Ballkan

Nga Valona Tela Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara në bisedimet për statusin e Kosovës, Frank Wisner, thotë se Kosova sot është një histori e përzier...

Lundrimi i rrezikshëm me 5G në xhepin e pasmë

Nga Leonard Veizi   Në shumë telefona android tashmë ka nisur të shfaqet sinjali 5G. Dhe po aq shfaqet dukshëm dhe në rrjetin WI-FI. Ashtu në...

Lajme të tjera

Web TV