Gërhisni natën?/ Specialisti tregon sekretin, ja çfarë duhet të bëni për ta ndaluar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gërhitja është një tingull që krijohet nga vibrimi i indeve të hundës ose fytit gjatë frymëmarrjes kur personi është duke fjetur. Rreth gjysma e njerëzve gërhasin në një periudhë të caktuar kohe gjatë jetës së tyre.

I pyetur sesi ndodh gërhitja, specialisti Merja u përgjigj: Thahet shpesh mukoza e hundës, mbyllet kaviteti, nuk mbushet mushkëria me ajër dhe njeriu do që të hapë dhe gojën. Ndërkohë, ajo gjuhëza që është brenda fillon të vibrojë dhe shfaqet gërhitja.

Disa nga shkaktarët që ndikojnë te gërhitja janë: sëmundjet virusale, deformimi i septumit nazal, obeziteti dhe ngushtimi i faringut nga depozitimi i dhjamit në qafë, alergjitë e rrugëve të frymëmarrjes, alkooli ose duhani si dhe prania e parazitëve në organizëm mund të na çojë në gërhitje të forta gjatë natës.

Gërhitja mund të jetë e padëmshme, por kur ajo ndikon në cilësinë e gjumit, mund të sjellë jo pak probleme për shëndetin. Mëngjese me dhimbje koke, përgjumje, mungesë përqëndrimi gjatë ditës për shkak të mosngopjes së trurit me oksigjen, hipertension, dhimbje gjoksi janë vetëm disa nga pasojat e saj, ndërkohë që kur shoqërohet me apnea (ndërprerje e frymëmarrjes për disa sekonda), mund të jetë edhe faktor rrisku për sëmundje të zemrës. Të tjera efekte negative sipas specialistit Merja janë lodhja e mushkërive, fenomeni “nocturia” çuarja natën për urinim, obezitet dhe dhjamosje qafe.

Për ta ndaluar gërhitjen mjeku popullor Ylli Merja dha këto këshilla:

  • 10-12 ditë avull për sinuset
  • Vendosim vaj sinumer çdo darkë nga 2 pika në hundë para gjumit si dhe pini në darkë 3-4 pika nga vaji sinumer. Ose vendosni në hundë 2 pika vaj dafine dhe pini 2-3 pika nga ky vaj
  • Vaj helikrisium dhe livando pihen 2-3 pika në ditë
  • Çaj boronice ose Slim tea
  • Trajtimi për parazitët
  • Çajra me bimë si dafina, ekualipsi, mëllaga e zezë, kamomili, mente.
Lexo edhe :  Nga 1 gushti, recetë e re mjekësore e unifikuar në gjithë sistemin shëndetësor

 

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV