Superliga/ Ndahen në paqe Teuta me Flamurtarin e Luftëtari me Bylisin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë mbyllur në paqe me barazimet 1-1 dy takimet e orës 14:00 të Superligës ditën e sotme.

Luftëtari-Bylis dhe Teuta-Flamurtari mbyllën pak minuta më parë javën e 26-ë të Kategorisë Superiore dhe të katra këto skuadra janë ndarë me nga 1 pikë.

Ndeshja midis gjirokastriteve dhe ballshiotëve u zhbllokua në minutën e 35-ë të lojës nga goli i realizuar nga një penallti e Saliou Guindo. Megjithatë ky avantazh nuk zgjati shumë, pasi pa kaluar 8 minuta Gresild Lika arriti që të barazonte shifrat për ekipin e Luftëtarit dhe t’i siguronte skuadrës së tij 1 pikë nga kjo përballje.

Ndërkohë edhe sfida në Durrës u mbyll me po të njëjtin rezultat. Skuadra e Flamurtarit arriti që të merrte 1 pikë, ndonëse me rezultatet e deritashme e ka të sigurt rrëzimin nga kategoria. Ishin vlonjatët ata që shënuan të parët me Shaqir Harunin në minutën e 13-ë të lojës, duke kërcënuar kështu vendasit.

Megjithatë “Djemtë e Detit” nuk u ndalën derisa gjetën portën për të marrë barazimin. Pikën për skuadrën e Teutës e siguroi Arbër Çyrbja në minutën e 52-ë të këtij takimi, duke mbajtur kështu gjallë shpresën e durrsakëve për vazhdimësinë.

Aktualisht Teuta vazhdon të qëndrojë në vend të 4-t, Flamurtari renditet i fundit, Luftëtari në vend të 9-ë ndërsa Bylisi vazhdon të qëndrojë në vend të 7-ë.

Megjithatë janë për t’u zhvilluar dhe tre takime të tjera dhe nëse Partizani arrin të triumfojë ndaj Vllaznisë në Shkodër, kjo gjë do sillte rrëzim me një vend të Teutës në renditjen e Superligës./Fjala.al/

Të fundit

Hakerët “ndërpresin mbledhjen e këshillit gjerman”, transmetojnë një video pornografike

Një takim i këshillit lokal në Bodensee të Gjermanisë u ndërpre këtë javë kur hakerat morën kontrollin e transmetimit...

Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Nxehtësia është sfiduese, por djersitja nuk është armiku juaj, përkundrazi, është një funksion vital i trupit Djersitja është një proces i natyrshëm dhe jetik për...

Trump paralajmëron Tajlandën e Kamboxhian: S’ka marrëveshje tregtare nëse ka luftë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka telefonuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias për t’i nxitur të ndalin konfliktin kufitar që ka shpërthyer...

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet...

Situata del jashtë kontrollit edhe në Piqeras, zjarri përparon drejt banesave

Një vatër zjarri ka dalë jashtë kontrollit në fshatin bregdetar të Piqerasit, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe bizneseve në zonë. Flakët, që po përhapen...

Lajme të tjera

Web TV