Dyfishim i çmimit të patentës?/ Gonxhja përgënjeshtron lajmin: Nuk rritet asnjë tarifë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e djeshme qarkulloi lajmi se tarfia e pantentës do të rritej, nga 45 mijë lekë të rinj, në 85 mijë lekë të rinj.

Mirëpo, ky lajm që ka shqetësuar të gjithë, është hedhur poshtë nga Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor (DSHPTRR), Bledi Gonxhe.

“As rritet e as dyfishohet çmimi i patentës! Eliminohet evazioni fiskal dhe informaliteti në sektorin e Autoshkollave!”, thekson ndër të tjera Gonxhe.

Postimi i plotë:

Lajmi bombastik se “dyfishohet patenta” është LAJM I GABUAR! Lajmi është: FUND FIKTIVITETIT në Autoshkolla!

Zbatim rigoroz i programit të formimit për Leje Drejtimi! Fund lojës me Sigurinë Rrugore! Fund zhvlerësimit të profesionistëve dhe degradimit të tregut të Autoshkollave!

As rritet e as dyfishohet çmimi i patentës! Eliminohet evazioni fiskal dhe informaliteti në sektorin e Autoshkollave!

Nuk rritet asnjë tarifë publike që lidhet me shërbimin dhe lëshimin e Leje Drejtimit!

Goditet fenomeni i sekserëve që kapin kursantë për ti përdorur Autoshkollat si Nipte apo sa për letra, pa u kryer procesi mësimor, duke iu shmangur kurseve në teori e praktikë, në këmbim të një pagese të ulët por të parregullt!

Luftohet konkurrenca e pandershme dhe paligjshmëria!

Fiton Siguria Rrugore! Rriten standardet e mësimdhënies në Autoshkolla! Merr dinjitet dhe vlerë aktiviteti dhe misioni i Autoshkollave!

DPSHTRR zbaton aktet ligjore në fuqi që përcaktojnë programin e detyrueshëm zyrtar të përgatitjes në Autoshkolla, kryerjen e plotë dhe transparent të tij!

Siguria Rrugore kërkon Autoshkollim serioz, proces kritik që nuk mund të garantohet pa kushtet logjistike, kapacitetet teknike e didaktike që përkthehen në kosto të domosdoshme! Kurset gjysmake, shkollimi i munguar, kontratat fiktive, punësimi në të zezë ose fiktiv, regjistrat fiktivë të pjesëmarrjes në orët mësimore, janë parathënia e aksidenteve dhe fataliteteve rrugore, kostove sociale e ekonomike që tejkalojnë sektorin e Autoshkollave duke cënuar tërë shoqërinë, sigurinë publike dhe aspiratat integruese!

Lexo edhe :  "Iu luta me dorë në zemër, mos me Nokën"/ Dash Sula tregon përplasjen me Berishën!

Marrëveshja DPSHTRR 🤝 DPT 🤝 Shoqatat e Autoshkollave është investimi më i fortë për cilësi Autoshkollimi, mbrojtje konsumatori e Siguri Rrugore!/

Të fundit

SPAK hap garën për drejtuesin e ri të BKH-së (kriteret)

SPAK ka hapur zyrtarisht thirrjen për aplikim për pozicionin e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në...

Alibeaj: Vetëm Berisha s’ka moral që të ankohet për vjedhjen e votave

Zgjedhjet përfunduan dhe pritet vetëm certifikimi i tyre nga KQZ, ku PS mori 83 mandate me gati shumicë të cilësuar, PD dhe aleatët ‘madhështorë’...

Britania e Madhe do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Qeveria laburiste e Britanisë së Madhe ka njoftuar fillimin e një programi pilot për kastrimin kimik të personave të dënuar për krime të rënda...

I treti më i votuar në diasporë, Murrizi tallet me kandidatët e PD: Bythecë politikë!

Kandidati për deputet në listën e hapur të Tiranës, Myslim Murrizi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, në lidhje me zgjedhjet e 11...

Berisha ‘mbolli’ Belerin në Greqi, s’mund të ‘korrë’ vota diaspore

Jakin Marena Kryetari i PD Sali Berisha si gjithnjë nuk është pajtuar me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit të këtij viti, ku koalicioni Për Shqipërinë Madhështore”...

Lajme të tjera

Web TV