Aksidenti i frikshëm i autobusit/ Drejtuesi i “Porsche” tregon tmerrin që pa me sy

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi i mjetit Porsche, i cili u përfshi në aksidentin masiv që shkaktoi autobusi i Unazës së Re, ishte në një lidhje direkte me “Dita Jonë”, në A2 CNN, ku theksoi se pjesa më e rëndë e këtij aksidenti ishte se e akuzuan vetëm për faktin se kishte makinë të mirë.

Kaljon Aleksi tregon se si ndodhi dinamika e aksidentit: “Ndalova në semafor dhe ndjeva një goditje të fortë nga pas. Nuk e kuptova se çfarë ndodhi, u ngrit pjesa e pasme e makinës dhe u shtyva në drejtim të pemës, te stacioni i autobusit. Instinktivisht shkela frenat, por ishte e pamundur të frenonte makina nga inercia. Kur ktheva kokën pas, pashë xhamin e autobusit që më goditi makinën e më pas nuk mbaj mend”.

“Gjëja e parë që bëra pas aksidentit, ishte të dilja nga makina dhe telefonova vëllain tim”, shtoi Aleksi. Drejtuesi i Porsche theksoi se vajza që ishte në stacion shpëtoi për faktin se makina e tij është e lartë: “Për fat nuk e futi poshtë vajzën, por e ngriti dhe e shtyu përpara”.

Sipas tij, pjesa më e rëndë për të ishte pjesa e akuzave publike që u bënë menjëherë pas aksidentit: “Njerëzit po thonin që Porsche shkaktoi aksidentin, pati mallkime, shfryrje dhe “kryqëzime”, vetëm për faktin se ishte makinë Porsche. Gjithçka lidhet me kohën e komunizmit mendoj. Kam sakrifikuar çdo ditë për të arritur suksesin. Mediat ofrojnë për publikun atë që i serviret, por shyqyr Zotit që pasi panë videon më të qartë, e ndryshuan lajmin”.

“Janë aksidente që ndodhin kudo në botë, nuk është faji i askujt. Thuhet se shoferi i autobusit është me diabet dhe në mungesë glukoze, njeriu kalon në gjendje të fikëti. Ishte thjesht fatkeqësi”, shprehet Kaljon Aleksi.

Të fundit

Pse NATO rriti praninë në Detin Baltik

Nga Mimoza Golikja Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte bashkë-organizoi një Samit të Aleatëve të Detit Baltik sot më...

Nënshkruhet marrëveshja për reduktimin e kohës për pajisjen me dokumenta biometrikë

Shkurtohet ndjeshëm koha dhe procedurat e aplikimit për pajisjen me dokumenta biometrike për të gjithë qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Ministri për Evropën dhe...

Ulen interesat për kreditë e vogla/ BSH rishikon rregulloren për huatë deri në 200 lekë

Përtej ndërhyrjes në veprimtarinë  e intsitucioneve mikrofinanciare Banka e Shqipërisë ka vendosur që të rishikojë edhe rregulloret e kredive në banka.Banka Qendrore ka vendosur...

Dosja e Suel Çelës, Apeli lë në burg Pajtime Fetahun dhe heq masën për gazetarin Qyno

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për ‘arrest me burg’ ndaj gjyqtares Pajtime Fetahu, e implikuar në dosjen e grupit...

Masakra e Reçakut/ Krimi më i rëndë i Serbisë në Kosovë, 26 vite pa ndëshkim

45 civile shqiptare, ne mesin e te cileve femije, gra e te moshuar u vrane me 15 janar te vitit 1999 nga ushtria serbe,...

Lajme të tjera

Web TV