NASA zgjedh kryetaren e re të shkencës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agjencia Amerikane e Hapësirës (NASA) ka njoftuar se ka zgjedhur Dr. Nicola Fox, si kryetaren e departamentit të heliofizikës, si kryeshkencëtaren e re të saj. Që nga viti 2018, Fox ka qenë shkencëtarja kryesore për misionin Parker Solar Solar, i cili studion Diellin nga afër.

Fox tani do të drejtojë Drejtorinë e Shkencës të NASA-s, një njësi me një buxhet vjetor prej rreth 7 miliardë dollarësh që mbikëqyr dhe koordinon më shumë se 100 programe hapësinore amerikane, nga eksplorimi robotik i Marsit deri te teleskopi hapësinor James Webb.

 

Ndër të tjera, Fox, e cila pason astrofizikanin zvicerano-amerikan Thomas Zerbuchen, do të jetë në krye të një grupi të ri studimi të NASA-s të krijuar në vitin 2022 për të ndihmuar forcat e armatosura të vendit të zbulojnë dhe analizojnë objekte ose fenomene të paidentifikuara fluturuese (UFO ose UAP).

Fox u nderua në vitin 2021 me çmimin “Carl Sagan” të Shoqatës Amerikane të Astronomisë dhe në 2020 me Medaljen e Lidershipit të Shquar të NASA-s.

Të fundit

Vuçiç: Kemi ushtri të pakrahasueshme, nuk na sulmojnë dot më

Zhvillimet në botë kanë alarmuar Aleksander Vuçiç, i cili prej ditësh ka në fokus të daljeve publike vetëm fuqizimin...

Rinumërimi i votave, në kuti nuk gjendet djalli!

Nga Sebi Alla Ndërsa janë rinumëruar rreth 40 për qind të votave të qarkut Tiranë, rezultatet nuk ndryshojnë, as në mandate, por as edhe në...

Iran-Izrael, a ka rrezik rrezatimi në Shqipëri?

Pas zhvillimeve në Lindjen e Mesme dhe sulmeve ndaj objekteve të ndjeshme në Iran, qytetarët kanë ngritur shqetësime për rrezikun e mundshëm nga rrezatimi....

Shpërdorim në tendera, GJKKO dënon 3 zyrtarë të Bashkisë Kurbinit

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar 3 zyrtarë të Bashkisë së Kurbinit për shkelje tenderash dhe falsifikim dokumentesh. Në...

Beleri: “Kam vendosur të jem i dobishëm për Shqipërinë”

Kam vendosur të jem i dobishëm për Shqipërinë duke thënë të vërtetën siç e shikoj. Kështu u shpreh në A2 CNN, eurodeputeti Fredi Beleri,...

Lajme të tjera

Web TV