Muriqani, pika e kalimit kufitar që “vulosi” coronavirusin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Datë 26 shkurt 2020, në pikën e vogël të kalimit kufitar në Muriqan kalon rutinë mes shumë pasagjerëve edhe 28-vjeçari P.K., pa e kuptuar as ai dhe as të tjerët që sapo kishte “vulosur” ardhjen coronavirusi. Prekja e tij me virusin “COVID-19” u zbulua vetëm mbrëmjen e 8 marsit, por nuk shkoi i vetëm, duke infekruar edhe babanë e tij.

Plot dy javë sëmundja kishte fjetur, për të ngritur krye më datë 5 mars, ku ai shfaqi shenjat e para të rënda. Mësohet se ai kishte marrë në telefon urgjencën dhe i kishin sugjeruar që të vetëkarantinohej, ndërkohë sëmundja avanconte. Paraditen e së dielës ai paraqitet bashkë me të atin në Spitalin Infektiv në Tiranë, ku mjekët urdhëruan menjëherë të izoloheshin dhe t’i nënshtroheshin analizave për coronavirus. Fatkeqësisht, përgjigjia e analizave e konfirmoi që ishin të prekur nga ky virus që ka tronditur mbarë botën.

Ata janë izoluar në një nga dhomat e Spitalit Infektiv në Tiranë, në katin e parë të ndërtesës. Mësohet se gjendja shëndetësore e dy të prekurve është e stabilizuar dhe po marrin ndihmën e duhur mjekësore dhe po mbahen nën vëzhgim nga personeli mjekësor.

Pas konfirmimit të rastit u morën masa për dezinfektimin e ambientit, ndërsa e gjithë godina kaloi në karantinë dhe u rrethua me shirit, duke mos lejuar asnjë kontakt përveç personalit mjekësor dhe personave të autorizuar.

Por ndërsa u shënuar dy rastet e para menjëherë, madje nga e njëjta familje shumë pikëpyetje janë ngritur nëse mund të ishte menaxhuar më mirë ky rast. Vetë personeli mjekësor në Pikën e Kalimit Kufitar në Muriqan u shpreh se për rastin P.K., nuk është kryer procedura e detajuar e kontrollit mjekësor pasi ai vinte nga Firence (një zonë e cila nuk është shpallur me rrezik në Itali) dhe gjithashtu sipas tyre i riu nuk kishte simptoma.

Lexo edhe :  Protesta e PD, policia nuk pranon kërkesën: Rrugët mos bllokohen, përbën vepër penale

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme u konfirmuan edhe katër raste të tjera të infektimit me koronavirus, tre prej tyre familjarë të dy personave të parë të infektuar./Fjala.al

Të fundit

Horoskopi ditor, 27 dhjetor 2024

Dashi Yjet ju ftojnë të bëni pauzë dhe të reflektoni për qëllimet tuaja, profesionale dhe personale. Në punë mund të merrni një ofertë interesante që...

Festat, Shqipëria tërheq të huajt: Shumë prenotime nga italianët dhe bullgarët

Këtë fundvit, Shqipëria është shndërruar në destinacionin e preferuar të italianëve dhe bullgarëve për të festuar Vitin e Ri. “Ka një numër shumë të madh...

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bëjnë ‘kërdinë’ në këtë vend, rrugët kthehen në lumenj

Stuhia e fortë ‘Elena’ bëri kërdinë në rrjetin rrugor të Atikës në ditën e Krishtlindjeve, 25 dhjetor. Reshjet e rrëmbyeshme në zonën më të gjerë...

Sa kilogramë shtojmë gjatë festave të fundvitit?

Periudha e festave është kritike për ata që i druhen mbipeshës. Gjasat që njeriu ta teprojë me ushqimin gjatë ditëve të festave janë shumë...

Lajme të tjera

Web TV