Populli sot poshtë zyrës së Ramës/ Ja skenarët e protestës së opozitës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Opozita do të mbledhë edhe sot shqiptarët në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në të njëjtën ditë kur do të jepet vendimi i Gjykatës për vulës e partisë.

Mësohet se protesta pritet të ndahet në dy pjesë, një pjesë para Gjykatës dhe pjesa tjetër para godinës së Kryeministrisë.

Grumbullimi i protestuesve do të bëhet te selia e PD-së ndërkohë që nga aty do të bëhet edhe ndarja në dy pjesë e protestuesve. Prej disa ditësh tashmë, Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë kanë njoftuar zhvillimin e protestës përpara Kryeministrisë.

Kjo protestë përkon me të njëjtën datë kur Gjykata e Apelit vendos për fatin e vulës së PD-së, por ish-kryeministri Berisha është shprehur vazhdimisht se ky tubim nuk ka të bëjë me këtë vendim.

Në një njoftim për mediat, policia bën të ditur se prej orës 10:00 do të bllokohen disa akse rrugore. Më konkretisht do të bllokohen rrugët: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”. Gjithashtu, Policia bën me dije se duke filluar nga ora 06:00, nuk do të lejohet parkimi i makinave në rrugët e sipërpërmendura.

Të fundit

Sassuolo triumfon minimalisht ndaj Interit, shkëlqejnë Asllani dhe Kumbulla

Kristjan Asllani dhe Marash Kumbulla më të vlerësuarit në ndeshjen mes Sassuolos dhe Interit, e fituar 1-0 nga skuadra...

Eurodeputeti gjerman rrihet brutalisht teksa vendoste postera elektoralë në Dresden

Një sulmi rëndë ka ndodhur mbrëmë teksa deputeti gjerman Matthias Ecke është plagosur rëndë nga disa sulmues të paidentifikuar teksa vendoste postera elektoralë në...

“Ilir Meta është i vërtetë apo bën lojë?”/ Përgjigjia epike e kryedemokratit Lulzim Basha

I ftuar në podkastin “Inside Albania” me gazetaren Alice Taylor, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, u pyet për sjelljen e Ilir Metes, për...

“Autorët qëlluan 3 herë nga makina”/ Vritet në një atentat mafioz 41-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtetin grek, ku një 41-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një atentati në Selanik. Autorët e atentatit,...

Rusia fut presidentin Zelensky në listën e personave në kërkim, reagon Ukraina

Rusia ka hapur një çështje penale kundër Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe e ka futur atë në listën e persona në kërkim, njoftoi të...

Lajme të tjera

Web TV