Gjykata vendosi pro Alibeajt, reagon për herë të parë Berisha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Apelit ka shfuqizuara sot vendimin e gjyqtarit Agron Zhukri për vulën e PD, duke kthyer çështjen për rigjykim në Shkallën e Parë. Pasi Gjykata vendosi pro grupimit të Enkelejd Alibeaj, Sali Berisha foli për gazetarët nga selia e PD, duke thënë se ky vendim është shkruar në zyrën e Edi Ramës.

“Të dashur demokratë dhe demokrate, mbështetës të PD, qytetarë shqiptarë… sot në darkë Edi Rama komunikoi vendimin e tij me të cilin ka një synim, likuidimin e opozitës shqiptare dhe pluralizmit.

Sot 3 gjykatës në një proces të pashembullt kundër pluralizmit lexuan vendimin e përgatitur kohë më parë në zyrën e Ramës, të paralajmëruar kohë më parë trupit diplomatik ose ambasadorëve të caktuar të akredituar në vendin tonë.

Unë kam besimin më të madh se demokratët janë të vendosur të mbrojnë me çdo kush e çmim pluralizmin politik në vend dhe PD. Vazhdimi i skenarit të filluar me tradhtarin e kombit amerikan McGonigal, sot konkludoi me një vendim të pashembullt në historinë e botës.

 

 

Dua të informoj se në procesin gjyqësor, ata të cilët kishin kërkuar zyrtarisht të shpalleshin palë i thanë gjykatës se nuk kemi qenë palë në proces, por gjykatësit lexuan vendimin e shkruar në zyrën e Edi Ramës dhe anuluan tre ditë, pasi e mbajtën 9 muaj, e anuluan 3 ditë para skadimit të afatit të regjistrimit në zgjedhje, vetëm se ishte urdhëruar nga Edi Rama”, tha ai.

Të fundit

Çfarë përmban propozimi i Sekretarit të NATO-s për ndihmën ushtarake Ukrainës?

Ministrat e jashtëm të NATO-s të premten do të diskutojnë për një ndihmë të re ushtarake për Ukrainën, të...

Nisin fluturimet direkte nga Tirana në Kopenhagë

Qytetarët shqiptarë nga sot mund të fluturojnë direkt drejt kryeqytetit të Danimarkës, Kopenhagës. Fluturimi i parë direkt është pritur me një ceremoni të veçantë...

Soko: Ja sa duhet të llogaritet minimumi jetik për një familje me 4 persona

Eksperti i ekonomisë Pano Soko nga Nisma Thurje, duke folur për minimumin jetik, tha në emisionin “Open” në News24, se të jetosh në minimumin...

Miqësoret dhe më pas Europiani, kombëtarja stërvitet në “Shtëpinë e Futbollit”

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho ka thirrur lojtarët e kombëtarës në “Shtëpinë e Futbollit”, për të parë kështu situatën e tyre në këtë fund muaji....

Lajme të tjera

Web TV