“O paguaj, o vdis”/ Rilindja “lugë bosh’ për qytetarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i PD Tritan Shehu, në një reagim në rrjetet sociale, thotë se “Kongresi i Shëndetësisë: është një tjetër propagandë e qeverisë.

Sipas tij një aktivitet i tillë i organizuar nga shteti, nuk ndodh në asnjë nga vendet demokratike, por vetëm në diktaturë.

Shehu thotë se këto janë aktivitete që pompohen, por në thelb janë boshe.

“Te ketij sistemi pa mjeke, qe ka si leitmotiv: “O paguaj, o vdis”!”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

“Kongresi i Shendetesise”, propagande e vetem propagande!

Per te “sheqerosur” thelbin tragjik te sistemit tone, qe po katandiset pa mjeke….

“O paguaj, o vdis!”

Tipike kjo per Rilindjen, “luge bosh’ per qytetaret, vetem propagande.

Njelloj ky Kongres me “si motren” e tij, “Konferencen  kombetare te mjekesise shqiptare”, te realizuar nen kujdestarine e Adil Carcanit me 1989.

U organizua atehere per te fshehur mbas propagandes gjendjen katastrofale te shendetesise se atyre viteve te fundit te komunizmit.

Sot eshte nen Ramen, por nuk ka shume ndryshim nga atehere, kthehemi mbrapa ne realitete, kohe, “zakone” e qellime!

Ne kete “Kongres te shendetesise”, te organizuar nga Ministria e Shendetesise ne 2-3 dite do te flitet per gjitheshka, qe lidhet me mjekesine e shendetesine!!

Kjo do te thote qe ne te vertete nuk do te flitet e aq me shume nuk do te konkludohet per asgje.

Megjithe shpenzimet ne kurriz te sistemit tone me varferi afrikane, kohen, energjite e humbura.

Nje aktivitet i ketij lloji, “universal”, i organizuar nga shteti, nuk ndodh ne asnje nga vendet demokratike, vetem ne diktaturat, si propagande “gebelsiane”!

Po, kudo ne bote edhe tek ne, zhvillohen me shumice Konferenca, Kongrese, Simpoziume shkencore, sektorialete, si te Kardiologjise, Kirurgjise, Anestezise, etj, etj, te organizuara nga shoqata, grupe shkencore a profesionale etj.

Lexo edhe :  Berisha: Kandidaturat tona të denja, socialistët kriminelë të veshur me Dolce- Gabbana

Por nje i tille, eshte vetem model anakronik, rregjimesh!

Megjithate te tilla aktivitete pompoze, por bosh ne permbajtje e impakte, njelloj si me 1989, nuk ja “embelsojne” dot njerezve realitetin tone te hidhur te sistemit.

Te ketij sistemi pa mjeke, qe ka si leitmotiv:

“O paguaj, o vdis”!

 

Të fundit

Nuk mund të përqendroheni? Këto ushqime do të ndihmojnë

Dhe truri, si të gjitha organet e trupit të njeriut, ka nevojë për ushqim dhe energji. Nëse keni vështirësi në...

Hapet Tuneli i Murrizit, Rama pritet me daulle e këngë nga qytetarët

Kryeministri Edi Rama mori sot (14 mars) pjesë në hapjen e Tunelit të Murrizit, në zonën e Dibrës. Me hapjen e tunelit, udhëtimi nga Tirana në Dibër...

S’kanë paga dhe as punëtorë/ Sektorët me mungesa janë bujqësia, industria dhe shërbimet

Nga 54 mijë-67 mijë lekë paguhen shqiptarët në bujqësi, industri e shërbime, larg pagës mesatare Bujqësia, industria, shërbimet e ndërtimi ndonëse janë sektorët më me...

‘Ekskluzive’/ Çfarë paralajmëron nesër Rama nga podcasti i përjavshëm ‘Flasim’

Rama ka shprehur në mesazhin e tij se do të bëj me dije një përbajtje ekskluzive. Mbetet ‘misterioze’ se çfarë mesazhi apo të ftuari...

Dita e verës në Tiranë/ Festime, lule, ëmbëlsira, panaire dhe koncerte

Hapësira të dedikuara fëmijëve për pikturë, poçari dhe një panair libri, ku mund të shprehin krijimtarinë dhe të argëtohen me njëri tjetrin. Në një hapësira...

Lajme të tjera

Web TV