Zgjedhjet në Turqi/ Opozita zgjedh kundërshtarin e Erdoganit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kemal Kilicdaroglu duket se do të përballet me Erdoganin pas ndarjes së Aleancës së 6-ve. Largimi i papritur i Meral Aksener tronditi ujërat. Ajo shkaktoi një përçarje në “Aleancën e Gjashtë”.

Megjithatë, pesë liderët e mbetur të opozitës pritet të shpallin sot, të hënën, 6 mars, kandidatin e përbashkët. Ai që do të përballet me presidentin në largim Recep Tayyip Erdogan në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Kreu i opozitës zyrtare Kemal mund ta ketë vënë nën kontroll partinë e tij, por në nivel elektorati nuk po tërheq. Kujtojmë se lideri i opozitës Kemal Kilicdaroglu kishte përdorur shprehje veçanërisht të ashpra për mundësinë e shtyrjes së zgjedhjeve.

Ai kishte deklaruar se një veprim i tillë do të përbënte një grusht shteti zgjedhor dhe se Kushtetuta është absolutisht e qartë dhe nuk lejon shtyrje pa miratimin e Kuvendit.

Rruga për në Kilicdaroglu u hap gjerësisht kur kryebashkiaku i Stambollit Imamoglu, i cili sipas sondazheve duket të jetë më i fortë, u tërhoq nga gara.

Dhe kjo sepse ai ka mbi kokë barrën e gjykatës së apelit që finalizon dënimin me burg dhe heqjen e të drejtave civile të vendosura ndaj tij dhjetorin e kaluar me pretekstin e fyerjes së zyrtarëve të qeverisë.

Për rrjedhojë, ai nuk arriti të nominohej.

Të fundit

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

DO të vijojë i nxehtit sërish në territorin Shqiptar. Për pasojë moti i kthjellët dhe temperaturat shumë të larta do...

Horoskopi ditor, 6 Korrik 2025

DASHI Venusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do jete me e qarte dhe do kuptoheni mjaft mire me...

Revolta e Majtë në Rusi që kërkoi të ndalte kompromisin me Perandorinë Gjermane

6 Korrik 1918 Në verën e vitit 1918, vetëm disa muaj pas Revolucionit të Tetorit, Rusia sovjetike përjetoi një përplasje të dhunshme brenda vetë kampit...

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete për rritjen e prodhimit vendas...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Lajme të tjera

Web TV