7 Marsi një nga ditët më të rëndësishme të vitit/ Astrologia: Do prekim realitetin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Hyrja e muajit Mars është cilësuar nga astrologia Meri Shehu si një nga ngjarjet më të mëdha që do të ndikojë shenjat. E ftuar si çdo të hënë në “Rudina” në Tv Klan, astrologia thotë se 7 Marsi është një nga ditët më të rëndësishme sepse dy lëvizje planetare do të trazojnë ujërat.

Ndikimi më afatgjatë vjen nga futja e Saturnit në shenjën e Peshqve i cili do të vendosë kufijtë dhe njëkohësisht do të shtyjë zhvillimin e disa fushave. Veç kësaj, Saturni do të nxjerrë në pah të gjitha të fshehtat dhe do ta bëjë më të dukshëm realitetin

Meri Shehu: Nesër është një nga ditët më të rëndësishme të vitit, data 7 Mars, kemi dy evenimente astrologjike, Hënën e plotë në Virgjëreshë që do  të plotësojë dëshirat e shumë njerëzve por disa mund t’i bëjë edhe pak melankolikë, si gjithmonë ata që janë lunatikë dhe futjen e Saturnit pas 3 vjetësh afërsisht nga Ujori në Peshk. Në shenjën e Peshqve Saturni ka një ndryshim të madh në psikologjinë tonë, gjendjen emocionale dhe do duhet të kemi kujdes. Trazirat psikologjike do dalin më në pah sepse realiteti do jetë më i pranishëm, njerëzit që kanë ditur ta shmangin realitetin do ta shikojnë me një sy më realist dhe kjo mund të sjellë një bumerang në sëmundjet psikologjike.

Çështjet që kanë të bëjnë me artin, ilaçet, mjekësinë do dalin shumë në pah, detin, pardje dëgjova që u mor një vendim me mbrojtjen e 30% të deteve dhe oqeaneve, ishte një nga vendimet më të bukura, si duket ngjyrimi i Saturnit në Peshk e dha direkt dhe këtë rregull të madh të rëndësishëm, por diçka që do shtoja është që do zbulohen dhe shumë sekrete qindra ose mijëravjeçarë që kanë të bëjnë me shkencën, historinë, arkeologjinë, shoqëritë sekrete. Shenja e Peshqve mbart mistiken dhe Saturni të çon drejt këtyre gjërave, por edhe shoqëritë e fshehta që thuhet se udhëheqin botën, njerëzimin, çështje të tjera fetare, besimesh do dalin shumë në pah, pra do bëhemi sa mistikë dhe realistë, do bëhet një kompleksitet i madh gjërash.

Sistemi i burgjeve i shoqërive të mbyllura, të emancipimit ose të edukimit, do kemi të reja të vazhdueshme, ndryshime për mirë ose do dalin tema që do fillojnë do na impresionojnë. Ka shumë gjëra që do t’i shikojmë me vëmendje në këtë trevjeçar dhe do t’i diskutojmë sa herë të dëgjojmë një ngjarje.

E rëndësishme është që me Saturnin në Peshk, realitetin do ta prekim më shumë, do jemi më pranë reales ose ajo do na dalë më para. Do detyrohemi të vendosim sepse ndonjëherë njerëzit duan të vendosin, por nëse nuk kushtëzohen ose vihen përballë një sfide, nuk vendosin. Saturni është një kusht, një rregull, një detyrim karmik që vihet përballë njerëzimit në etapa të caktuara për të marrë mësimet e duhura drejt  një përmirësimi.

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV