Rama nis premtimet e fushatës/ Në 2025 paga minimale shkon 45 mijë lekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama është i pranishëm prezantimin e strategjisë për bashkinë e Tiranës. Rama u ndal në diskutimet për çështjen e pagave.

Gjatë fjalës së tij në analizën e punës së Bashkisë Tiranë, Kryeministri deklaroi se në vitin 2025 paga minimale do të kapë vlerën e 45 mijë Lekëve të reja

Pavarësisht rritjes së pagës minimale në vlerën 40 mijë Lekë të reja, Kryeministri Edi Rama ka premtuar se kjo rrogë do të pësojë tjetër rritje.

Kemi vendosur që në 2025, kur objektivi i programeve elektorale të të gjitha partive në Shqipëri, ka qenë 38 mijë Lekë maksimumi, në 2025 paga minimale të jetë 45 mijë Lekë. Pra brenda 2 viteve, në fund të Prillit 2025 të gjithë ata që marrin pagë minimale të marrin një pagë 45 mijë Lekë. Dhe në çdo hap ne do financojmë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të diferencës.

Kjo do të thotë që tani në javët e muajt në vijim do kemi rritje të përgjithshme për të garantuar që paga mesatare nuk qëndron aty ku është sepse duhet mbajtur një balancë. Kështu që jemi duke rishikuar tani të gjitha pagat të cilat do pësojnë rritjen e tyre”, tha ndër të tjera Kryeministri Edi Rama.

Të fundit

Vajza që ka udhëtuar çdo shtet të botës e vetme rrëfen ku nuk do të kthehej më kurrë

Jessica Nabongo është një nga gratë e para me ngjyrë që ka vizituar 195 vendet e botës, një arritje...

Rrugorja e Tiranës me “dorë të hekurt”/ 6000 gjoba dhe 14 të arrestuar në orët e fundit

Policia Rrugore e Tiranës ka nisur një plan të posaçëm masash për të përforcuar sigurinë në rrugët e kryeqytetit. Me praninë e shtuar të forcave...

Turqia i shpall “luftë” obezitetit, nisin kontrollet me peshore në mes të rrugës

Zyrtarët e shëndetësisë kanë ndërmarrë veprime në 81 provincat e Turqisë me qëllim testimin e të paktën 10 milionë qytetarëve deri më 10 korrik. Qeveria...

Sot testi i Vlerësimit të Nxënësve të Arsimit Fillor, Manastarliu: Suksese

Mbi 27 mijë nxënës të klasave të pesta në Shqipëri sot do t’i nënshtrohen testimit kombëtar Vlerësimi i Arritjeve të Nxënësve të Arsimit Fillor...

Ndërroi jetë pas një ndërhyrjeje në zemër, kush ishte Artan Lame dhe karriera e tij

Artan Lame ka lindur në Tiranë në vitin 1967. I martuar dhe me dy fëmijë, ai është një figurë e njohur në fushat e...

Lajme të tjera

Web TV